72 vjeçari i vrarë në Zhapokikë 2, Faik Hajdini
Gazetari i Report Tv, Piro Nase ka siguruar foton e viktimës 72 vjeçar Faik Hajdini i cili u gjet i vdekur në një përrua në fshatin Zhapokikë 2 në Memaliaj.
Hajdini ishte goditur në kokë dhe në qafë, dyshohet me sëpatë dhe më pas ishte hedhur në humnerë nga autori, që është ende i panjohur nga policia.
Hajdini kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me familjen dhe ishte denoncuar në polici.
Lajmi kryesor:
Vritet 72 vjeçari në Memaliaj, Dy goditje në kokë i morën jetën! Autori e hodhi në humnerë pas vrasjes! Prej 48 orësh familja kishte humbur kontaktet, policia identifikon autorin
G.K/ReportTv.al