Foto: Majtas Armet Latifaj, djathtas Gëzim Pashaj dhe makinat Benz

Kronikë

Report Tv siguron fotot e dy shpërndarësve të kokainës në Tiranë! Grupi përgjohej prej 3 muajsh, zbulohet ‘truku’ që përdornin me makinat Benz (DETAJET)

31 Gusht, 11:20| Përditesimi: 31 Gusht, 11:26

  • Share

1756632100_armetlatifajndhegzimpashaj.jpg

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mësuar se grupi i trafikantëve të kokainës po mbahej në përgjim nga Antidroga e Tiranës prej më shumë se 3 muajsh. Ata e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e Myslym Shyrit dhe të ish-bllokut.

30-vjeçari Gëzim Pashaj, rezulton i dënuar më përpara për drogë në Zvicër. Gjatë viteve të fundit jetonte në Greqi. Ai kishte ardhur në Shqipëri së bashku me shokun e tij, grekun Petros Koronoias dhe Jastin Zaimin, në lokalin në rrugën "Myslym Shyri", vend ku Pashaj la takim me Armet Latifajn për t’i dhënë sasinë e kokainës.

Vlera e kokainës së kapur prej 1 kg është 28 mijë euro, nëse shitej në doza të vogla.

Makinat tip Benz C-Class ngjyrë e bardhë përdoreshsin qëllimisht të të njëjtit lloj dhe në të njëjtën ngjyrë, në mënyrë që po të ndiqeshin nga policia, të krijonin konfuzion dhe ngatërresë, skemë që rezultoi e pasuksesshme.

Zaimi dhe shoku i tij grek Koronoias, të arrestuar, janë akuzuar për moskallëzim krimi, ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e tyre nëse janë të përfshirë apo jo në këtë aktivitet ilegal.


Lajmi kryesor:

Kapet 1 kg kokainë në Tiranë, momenti kur dy shpërndarësit arrestohen në një lokal te ‘Myslym Shyri’. Në pranga edhe 2 shokët e tyre grekë (EMRAT-FOTO- VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?