Report Tv siguron foto ekskluzive të makinës që përplasi për vdekje avokatin Leonard Dingo në Durrës! I riu ende në kërkim, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia

Avokati nga Tirana, Leonard Dingo ka humbur jetën në aksident në orën 01:00 pas mesnate të datës 21 gusht. Ai ndodhej me pushime në Golem dhe natën e aksidentit ka qenë duke kaluar rrugën, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet që dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Report tv ka siguruar foto ekskluzive, ku shihet makina Mercedes Benz, ngjyrë e bardhë vetem pak sekonda para aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është 22 vjeçari Erjon Kacani, i cili pasi përplasi për vdekje avokatin u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. I riu nga Tirana ka braktisur automjetin në fshatin Arapaj të Durrësit dhe më pas është larguar. Ai ende nuk është arrestuar nga policia.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu ishte emigrant në Greqi dhe kishte pak ditë që kishte ardhur. Report tv siguron foton ekskluzive të makinës së sekuestruar nga policia e Durrësit.

Dinamika si ka ndodhur aksidenti
Duke u nisur nga ekzaminimi i automjetit dhe deformimet që mjeti ka pësuar për shkak të përplasjes si dhe nga copat e mbledhura në vendngjarje rezulton se automjeti ka qenë me shpejtësi mbi normën e lejuar në atë segment rrugor. Ndërkohë që viktima është ndodhur në rrugë të makinës.

Makina u zhvendos pas aksidentit në zonën e Arapajt, pasi u braktis nga Kacani i cili është shpallur person në kërkim. Policia bën të ditur se po punon me intensitet për kapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Po bashkëpunohet dhe me Interpolin gjithashtu duke dyshuar për ndonjë largim të mundshëm të tij jashtë territorit të vendit tonë.

Dyshimet e kolegëve për vrasje të qëllimshme
Lidhur me aksidentit ka reaguar në Facebook shoqata e avokatëve penaliste që drejtohet nga Saimir Visha. Ai ka hedhur dyshime se për aksident me tipare kriminale.

 “Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm. Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar”, shkruhet në faqen e avokatëve penalist në facebook.

Report tv kontaktoi me drejtues të policisë së Durrësit, të cilët thanë se nga provat e mbledhura në vendin e aksidentit nuk ka dyshime për ngjarje kriminale, ndërsa po punohet për arrestimin e 22-vjecarit që aksidentoi për vdekje avokatin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 24/08/2024 16:02

    Makinat me qera ne shqiperi jane te gjitha pa frena , per tu sekuestruar.

    Përgjigju
  • Avokati: 24/08/2024 11:47

    Ngushullime familjes, Zoti ju dhente force ta perballojne dhimbjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?