Në video shihet 28 vjeçari Blerim Preçi me bluzën e grisur pak çaste pasi i shpëtoi një atentati së bashku me kushëririn e tij Klisman Preci pranë Ishull Lezhës. Zonat e duket e rrethuar nga policia qe sapo kanë mbërritur ne vendngjarje. Pranë tij duket edhe kushëriri që udhëtonte me të, Klisman Preçi, të çileve rreth orës 20.00 të së shtunës u përballen me plumbat ndërsa udhëtonin me makinën benz tip ML. Në lëvizje e sipër, një Audi u është afruar në parakalim dhe një person nga sedilja e pasme qëlloi me pistoletë ndaj makinës së tyre. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur dy kushërinjtë Preçi derisa u janë afruar dhe qëlluan. Sipas dëshmitarëve, Blerim Preçi, që ishte në timon, u hodh nga makina në lëvizje, e cila me pas devijoi dhe doli nga rruga. Ndërsa kushëriri i tij mbeti në makinë, ku ishte i ulur në sediljen e parë. Asnjë nga dy kushërinjtë nuk është plagosur nga të shtënat me armë, megjithëse disa plumba kanë goditur makinën e tyre sidomos në pjesën e përparme.
Lajmi kryesor:
Lezhë/ Plumba 28-vjeçarit nga Miloti, sapo ishte kthyer nga Belgjika! U hodh nga makina kur kuptoi që po i bëhej atentat! Report Tv sjell videon pak minuta pas sulmit
B.K./ReportTv.al