Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit në Malësi të Madhe, Ardian Hysa, është në hetim për blerje votash. Report Tv ka siguruar vendimin e gjyqtarit të GJKKO, Erion Bani, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ushtrim kontrolli personal të Hysës, biznesit të tij një servis makinash dhe mjetit të tij, një Benz Mercedes. Gjithashtu kontroll personal dhe banese i është ushtruar edhe një qytetari nga Kopliku, Florenc Kalaj, i cili dyshohet se i ka kërkuar favor Ardian Hysës në këmbim të votave të tij dhe familjarëve të tij.
Në dosje evidentohet se nga referimi që është bërë në SPAK nga oficerët e policisë gjyqësore të Shkodrës, hidhen dyshime se Kryetari aktual i PSD-së Malësi të Madhe Ardian Hysa, 46-vjeç, nga Kopliku, është angazhuar në fushatë zgjedhore për PSD-në e Tom Doshit, duke ofruar para për zgjedhës të ndryshëm kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe. Shumat monetare sipas SPAK dyshohet se merren nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie politike, të cilët punojnë në qarkun e Shkodrës.
SPAK ka marrë në pyetje oficerët e policisë gjyqësore, të cilët kanë referuar materialin hetimor, Besmir Çardaku dhe Esmira Kurtaj, të cilët kanë thënë se informacionin e kanë marrë nga 3 burime të ndryshme policore për përfshirjen e kryetarit të PSD në Malësi të Madhe në blerje votash.
Policia ka zbardhur një komunikim të Ardian Hysës me qytetarin Florenc Tonin Kalaj, i cili i kërkon favore në këmbim të votave, edhe të njerëzve të tij.
Florenc Tonin Kalaj: Perzotin tash se di une jane pak vota e burr si i thone i kam te atyne qe janë njerzve te mi a kupton po une perzotin e kam i fije te veshtire me shku vete prej problemit qe kaт a kupton..".." Po se di neqoftese bahet na i gjo si i thone asaj fales me mujt me mare ate letren..",
Ardian Hysa: “Flasim prej afer..”
Pas disa minutash, shtetasit e mësipërm komunikojmnë përsëri dhe shprehen se do të komunikojnë nëpërmjet platformës Ëhatsapp.
Një tejtër komunikim i datës 5 maj 2025, kryetari i PSD Malësi të Madhe merr një mesazh nga një tjetër person që i shkruan "..Aa ja itash ika prej Koplikut se pata ul ata me mar kartat..”. Pra një person që ka mbledhur kartat e qytetarëve për të votuar.
SPAK thotë se nga përmbajta e këtyre komunikimeve krijohet bindja se Ardian Hysa në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të identifikuar, janë të përfshirë jo vetëm në blerje votash por edhe në marrja kartash qytetarëve të ndryshëm me me qëllim që këta të fundit të mos marrin pjesë në votimet e 11 Majit 2025. Për të gjitha këto dyshime SPAK kërkoi në GJKKO kontrollin e Ardian Hysës dhe Florenc Kalajt.
Vendimi i GJKKO:
1. Kontroll personal Ardian Hysa, kontroll biznesit të Ardian Hysës, një oficinë e riparimit të pjesë mekanike, kontroll automjetit të tij Mercedes Benz
2. Kontroll personal Florenc Tonin Kalajt, lindur në Koplik, kontroll banesës së Florenc Tonin Kalaj.
3. Kryerja e kontrollit personal dhe banesë për personat e mësipërm bëhet me qëllim gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale. Kryerja e kontrolli sipas vendimit të GJKKO duhet të kryhet nga Hetuesit pranë SPAK.
Kontrollin ndaj kryetarit të saj në Malësi të Madhe e ka pranuar edhe Partia Socialidemokrate në qendër, e cila përmes një deklarate thotë se sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës. Z. Hysa është treguar bashkëpunues dhe ka shprehur gadishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të organeve ligjzbatuese.
Një ditë më parë në Qarkun e Shkodrës Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës me vendim të Gjykatës së Posaçme kryen kontrolle dhe veprime hetimore edhe në zona të tjera si Barbullush, Bushat dhe Vau i Dejës.
Sipas Policisë u kryen kontrolle personale dhe të automjeteve të 6 personave, pjesë e subjekteve politike në Shkodër. Agjentët sekuestruan 7 celularë, shuma parash në euro dhe lekë, lista me emra qytetarësh si dhe tollona karburanti. prova të vlefshme këto si pjesë e hetimeve të SPAK për vepra penale që lidhen me krimet zgjedhore.
Ky operacion koiçidoi me një vizitë në Qarkun e Shkodrës të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili më pas u ndal edhe në Lezhë
Komente
