Report Tv ka siguruar pamjet nga Komisariati Nr.3., menjëherë pas ngjarjes së rëndë kur efektivi 25-vjeçar Ludjan Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.
Ndonëse u qëllua 6 herë, kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte dhe në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, duket se në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Në komisariat duket gjendja e kaosit e shkaktuar nga të shtënat me armë dhe të gjithë janë në lëvizje.
Lajmi kryesor:
‘Ulni kokat’, thirrja e policit 25 vjeçar për kolegët brenda komisariatit para se të qëllonte efektivin! Autori: E vrava se shante nga nëna e më thoshte qorr, pinte alkool para pune
B.K./ReportTv.al