TIRANË- Ludjan Zaimi, efektivi 25-vjeçar nuk duroi dot talljet e kolegut të tij Çaush Saliasi dhe shkrepi armën 6 herë mbi trupin e tij duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar brenda komisariatit nr.3. në Tiranë teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të ulnin kokat.
Report Tv ka siguruar pamjet nga ambientet jashtë komisariatit ku duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në komisariat u shkaktua gjendje kaosi dhe të gjithë kishin dalë jashtë pasi nuk po e kuptonin çfarë kishte ndodhur. Në dëshminë e tij, Ludjan Zaimi tha se e vrau Saliasin pasi e tallte dhe e shante duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna. Ndërsa autori kurohej me ilaçe për depresionin. Viktima pinte alkool dhe kishte pasur shpesh debate me autorin, por fakti që drejtuesit i kishin lënë në një turn kishte shtuar tensionin mes tyre.
Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, është arrestuar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. Gjatë mbrëmjes së shkuar, në komisariatin Nr. 3 mbërriti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, si edhe një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.
Komisariatet e Policisë javëve të fundit janë shndërruar në skena krimi. Ngjarja e së hënës pason një tjetër ngjarje kriminale brenda Komisariatit. Bëhet fjalë për vetëvrasjen e ndodhur në Komisariatin e Kavajës u vetëvra Ilvi Meta, teksa në atë të Kamzës iu vu flaka gjatë tentativës së arratisjes. Kjo ishte ngjarja e dytë e shënuar brenda pak orëve në Tiranë, ku protagonistë kanë qenë efektivët e policisë. Në Kombinat, efektivi i FNSH-së në gjendje të dehur ka qëlluar me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Për dy ngjarjet e ndodhura mbrëmjen e shkuar, AMP ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për zbardhjen e ngjarjeve ku janë të përfshirë punonjës policie.
‘Ulni kokat’, kjo ishte thirrja që i bëri efektivëve të tjerë në sallë 25-vjeçari Ludjan Zaimi para se të qëllonte për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi me armën e shërbimit, bëjnë me dije burime për Report Tv. Në dëshminë e tij ka thënë se e shante dhe e ofendonte, ndaj nxori armën dhe e qëlloi brenda komisariatit nr.3. Burime bëjnë me dije se djali ishte i mbyllur në vetvete dhe merrte ilaçe për depresionin.
Ndërsa viktima pinte alkool dhe kanë pasur debate edhe herë të tjera. Fakti që drejtuesit i kishin lënë në një turn i kishte shtuar debatet mes tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin ku shkëmbehen turnet, ndaj kanë qenë të pranishëm edhe kolegë të tjerë se ndërroheshin turnet. Viktima e ofendonte duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna derisa 25-vjeçari nuk e mbajti dot kontrollin dhe nxori armën për ta qëlluar.
Report Tv ka zbardhur dëshminë e autorit, Ludjan Zaimi i cili vrau kolegun e tij, Çaush Saliasi. Mësohet se Ludjan Zaimi ka deklaruar se kolegun e tallte.
"Ai s'punonte, ai pinte, ai më shante", mësohet të ketë thënë autori.
Nga hetimet paraprake se autori rezulton se kurohej me ilaçe degresive.
Ky është efektivi Çaush Saliasi, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës pasi u qëllua nga kolegu i tij 25-vjeçar me armën e shërbimit brenda komisariatit nr.3 në Tiranë. Autori është shprehur se shkak është bërë tallja që i bënte kohë pas kohe 55-vjeçari Saliasi.
Report Tv ka siguruar pamjet nga Komisariati Nr.3., menjëherë pas ngjarjes së rëndë kur efektivi 25-vjeçar Ludjan Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç.
Ndonëse u qëllua 6 herë, kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte dhe në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, duket se në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Në komisariat duket gjendja e kaosit e shkaktuar nga të shtënat me armë dhe të gjithë janë në lëvizje.
NUK mund te shash kolegun kudo qe te jete ne pune,,,,vecanerisht ne ushtri dhe ne polici eshte e ndaluar te fyesh kot kolegun sepse ne keto pune te gjithe jane te armatosur dhe ne vere sidomos njerezve i hipen gjaku ne koke dhe ndodh kjo qe ndodhi,,,prandaj shefat e policise te keshillojne policet e vjeter e te rinj qe te mos perdorin fjale fyese,,,se shkon per dhjame qeni si ky karafili.....
PërgjigjuJu kujtohet kur Berisha perdorte te njejtin emer dhe per Sajmirin dhe emera te tjere per kundershtaret e tij? Duhen ashpersuar rregullat me policine.Testi i alkoolit u duhet bere dhe policeve para fillimit te turnit dhe kur kthehen nga lunch-i dhe kush del qe ka pire te dergohet ne shtepi per ate dite dhe t'i hiqet rroga per ate dite.Gjithashtu eproret duhet te jene te kujdesshem per raste te ngjashme konfliktesh,sepse duket qe te gjithe e dinin qe keta nuk shkonin me njeri-tjetrin dhe jo vetem qe nuk ishin interesuar t'a zgjidhnin konfliktin duke biseduar me te siperpermendurit e duke i ballafaquar qe te gjenin nje zgjidhje,por perkundrazi i kane lene te dy ne nje turn si gjelat luftarake qe i vene bashke te ndeshen per baste.
PërgjigjuKeta nuk mbrojne veten, kolegun, le neve. Nje surrat kane me kriminelet. Dallojne nga rrobat blu dhe shenkat policia. Ah, po. Kjo eshte dhe shembelltyra e policise qe do, kryedallkauku Rama.
PërgjigjuKy stan, kètè bulmet ka. Eprorèt, ruajnè pulat dhe nuk shohin se si situata pèrkeqèsohet dita ditès. Njè polici e tillè nuk i hyn nè punè as vetes, lère pastaj popullatès. Kèshtu shkon pèr lesh gjithçka , shthurja zèvèndèson etikèn profesionale, ajo qè duhet tè simbolizonte shtetin, policia, bèhet gazi i botès me veprime ordinere dhe vrasje nè radhèt e veta.
PërgjigjuKeta sharjet, qorr, topall, shtremaluq, shurth jane ADN-ja e budallenjeve mendjemedhenje. Nje djale i zgjuar duhet te kishte gjetur nje zgjidhe tjeter.
PërgjigjuEprori i tij e drejtpërdrejtë dhe psikologu janë fajtorët sepse ngjarja mund të evitohej!
PërgjigjuNuk njihen me keto terma qe me te drejt thoni Ju, Eprorit i thone “i modhi…” Kurse Psikologut i thone ai i “mençuri”????
Ky Saliasi e ka pas hak plumbin, por mori n'qaf ket çunin e ri.
PërgjigjuKe shan ti mor ...qen..na.na.na.na.
PërgjigjuKshu eshte kur i fusni me miq. Kurohej me antidepresante dhe ju i jepni te mbaje arme?! Ju qofshi o paloshtet dhe palodrejtues
PërgjigjuPatronazhist dhe shperndares droge
Përgjigju