TIRANË- Megjithëse ekspertët e shëndetësisë e vlerësojnë kurbën e vaksinimit në Shqipëri si goxha të lartë, shumë bashki në vend kapin % të lartë të qytetarëve të cilët nuk kanë injektuar dozat anti-Covid.
Përgjatë harkut kohor të 6 muajve të fundit nga fillim Gushti e deri më tani janë kryer mbi 72 mijë doza të para të vaksinës dhe rreth 700 mijë vaksina dozë e dytë.
Kjo është harta e riskut, harta me përqindjen e të pavaksinurve me Covid-19 sipas bashkive në Shqipëri. Me të kuqe janë të shënjuara bashkitë me përqindjen më të lartë të pavaksinuarave ku:
Bashkia e Kamzës 72% të qytetarëve të pavaksinuar
Vora 67% të qytetarëve të pavaksinuar
Shijaku 63 % të qytetarëve të pavaksinuar
Klos 79% të qytetarëve të pavaksinuar
Kruja dhe Mati 64% të qytetarëve të pavaksinuar
Bulqiza 66% të qytetarëve të pavaksinuar
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se të rinjtë mbeten më skeptikët për t’u vaksinuar.
“Teori te tilla, jemi te rinj ne, të bëjnë vaksina mbi 55-vjeçarët, nuk kemi pse t'i bejmë, duhen shmangur sepse vdekshmeria ka prekur dhe mosha të reja. Punonjesit shendëtësor 90% janë të vaksinuar, moshat mbi 60 vjec mbi 75 %. Sfidë për vaksinimin e të rinjve nën 60 vjec, duhet të jemi të kujdesshëm”-shprehet Bino.
Në total në të gjithè vendin janë kryer mbi 2,6 mln vaksinime anti-COVID dhe vaksina më e preferuar është Pfizer.
Nuk eshte faktor vetem mosha,por dhe niveli arsimor.Ne Amerike zonat me pak te zhvilluara,me te varfera kane nivelin me te larte te te pavaksinuareve;konkretisht vende si Bible Belt,Texas,Oklahoma,Mississippi,Alabama,Tennessee,Louisiana,Arkansas, si dhe shtete te tilla si West Virginia,Montana,etj,shtete ku votohet per GOP rregullisht.Besoj dhe harta ne Shqiperi,padashje tregon dhe nivelin arsimor qe mbizoteron ne keto zona,ku futen dhe keta qe jane kunder,ose kane dyshime.
Përgjigju