VLORË- Lagjet kryesore të qytetit bregdetar të Vlorës, rrugët, bizneset, banesat gjithçka është në ujë. Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell pamjet me dron që tregojnë situatën në qytetin e Vlorës pas përmbytjes që shkaktuan reshjet intensive një ditë më parë.
Pamjet ajrore me dron tregojnë qartë situatën e vështirë në Vlorë dhe dëmet e mëdha në zonë. Në pamje përpos bizneseve në katin e parë, dallohen edhe makinat e qytetarëve të zhytura në ujë.
Uji ka pushtuar rrugët në pjesën më të madhe të qytetit. Siç pamjet tregojnë qyteti duket të jetë ndarë në 2 pjesë, një zonë e mbuluar në ujë e tjetra pa probleme. Kjo panoramë e qartë nga pamjet me dron nxjerr në pah edhe shkaqet kryesore të përmbytjeve të së premtes, rrugët me disnivel.
Nëse shohim pamjet me dron, rruga Transballkanike është vija ndarëse që tregon qartë 2 zona të qytetit, njërën nën ujë tjetrën të pa përmbytur. Lagjet më prekura janë “Pavarësia” dhe “28 nëntori”, ndërsa në anën tjetër lagjja 24 maji nuk pati pasoja nga përmbytjet.
Banorët e prekur kërkojnë ndihmë nga autoritetet për dëmet që iu janë shkaktuar. Uji që vërshoi nëpër rrugë e banesa është ende prezent e ndërsa banorët tashmë sytë i kanë kthyer nga autoritetet.
Permbytje ndodhin edhe neper filma...
Përgjigjuhaha humor vlonjat : por kete here shakaja eshte ne kurriz te vlonjateve. qeverise as i behet vone per demet tuaja (se koka ju a ka bere). ato leket qe ropet ne vere gjate "bumit" turistik, shkrijini tashti. idiotesia dhe budallalleku njerezor nuk kane fund ... si ne the gjithe shqiperine, rama ne pushtet ose ai i perhumburi 80 vjecar ne karakoll ... ja ju erdhi plazhi mu ne dera me ne fund... se kishte dhe bum turistik shtatori ne vlore ...
PërgjigjuE pra per hajr Vlora. Ti kerkojme llogari deputetit te zones, Edi Rames. Se boll na e zbukuroi qytetin ne 3D e 4D. Nuk mjafton nje truk fytyres, sepse Vlora nuk eshte prostitute. Mashtrusa
PërgjigjuMjafton njè shi prej disa minutèsh, pèr ti kthyer kursimet e shqiptarève tè investuara nè LUNGOLESH,,nè njè gropè lluci. Shteti i pèrgjegjshèm, me institucione funksionale qè sigurojnè respektimin e normave civilizuese nè shoqèri, nga respektimi i rregullave gjatè ndèrtimit e deri tek mbajtja e pèrgjegjèsisè nè raste kur kèto evitohen,,,NUK EGZISTON. Bojaxhiu i fasadave, bèn arkitektin, inxhinjerin, specialistin e kanalizimeve dhe nè fund shpèrndarèsin e "titujve tè pronèsisè". Shteti kthehet nè rrumpallè kur papèrgjegjèsia dhe paaftèsia, profilimi fals dhe bajraktarizmi mesjetar, janè fjalèt pèrshkruese tè njè kryeministri qè bèn europianin por sillet si tuxhar. Shqipèria ka nevojè pèr institucione dhe jo pèr Sulo Kapedanè qesharakè.
PërgjigjuLungomarja eshte bere me financim BE-je. Per te tjerat, ne rregull je.
UKV-ja eshte shndruar ne organizate kriminale,qe zhvat dhe permbyt qytetaret. Deri kur,k'shtu ma????.??
PërgjigjuNA rrofsh o edi rama,,,,,VETEM TI TE NA RROSH,,,NUK DUAM AS RRUGE ,,,AS KANALE,,AS PARA PER DEMET NGA UJI,,,AS INVESTIME ,,AS PUNE,,AS RROGA,,AS PENSIONE,,,,AS SPITALE,,AS ILACE,,,ASGJE,,,VETEM TI TE NA RRISH NE PUSHTET...
PërgjigjuE reja eshte propoganda per "fatosen" e re te Ramakracise - qirje Pirro Vengu! Inspektime, deklarime, mbledhje ehuuuu. Nderkohe qe per emergjenca civile kompetente eshte Ministria e Brendshme. Ministrin e te ciles si duket Ramakracia e ka per pune policash vetem. Estrade Ballshi.
Përgjigju