FIER - Pamjet me dron tregojnë dëmet e mëdha që ka shkaktuar zjarri në pyllin e Pishporos në Fier i cili vijon prej 3 ditësh.
Gjatë mesditës së sotme intensiteti i flakëve është ulur dhe është vënë nën kontroll një pjesë e mirë e perimetrit të përfshirë nga flakët.
Ndërkohë në terren që në orët e para të mëngjesit vijojnë punën 4 mjete zjarrfikëse, forca mbështetëse të bashkisë si dhe 40 efektivë të forcave të armatosura të repartit të Poshnjes.
Zjarri u riaktivizua mesditen e të mërkurës, 27 shtator dhe u favorizuar nga era e fortë duke u përhapur në sipërfaqe të gjerë.
Aktualisht nuk ka vatra të rrezikshme por era e forte rrezikon riaktivizimin e vatrave të vëna nën kontroll.
Lajmi kryesor:
Zjarri vijon të djegë sipërfaqe të pyllit me pisha në zonën e mbrojtur të Pishporos në Fier! Report Tv sjell pamjet me dron
S.G//ReportTv.al