Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste, Avokati mbërrin në Policinë e Tiranës

6 Qershor 2023, 19:45| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 20:40

  • Share

 

Report TV mëson se deri tani ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza vetëm për shpërdorim detyre dy herë. Bëhet fjalë për pallatin e dëmtuar gjatë tërmetit dhe tenderin në vlerën e 22 milionëve që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Ngritja e akuzës u ngrit pas padisë që banorët e pallatit nr 8, lagjja 5 në Durrës për të cilën banorët bënë kallëzim në SPAK në shtator 2020.  Burimet bëjnë me dije se ky pallat ka pasur 4 kate pa leje.

Në orën 19:40 avokati Petrit Ismaili i ish kryebashkiakut ka hyrë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës


Lajmi kryesor:

Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?