Nga 65 stacione plazhi në Velipojë, vetëm 6 prej tyre kanë roje bregdetare. Kullat e vrojtimit shërbejne si “çadra dielli” ndërkohe që vetë pushuesit shprehen të shqetesuar për mungesen e vrojtusve të plazhit.
“Nuk ka roje bregdetare! Janë të domosdoshëm sidomos për të moshuarit dhe fëmijët”, thanë pushuesit.
Mungesa e rojeve bregdetare, është një problem i përvitshëm në Velipojë, ndërkohë që bashkia e Shkodrës ngre supet! Në rrugë jozyrtare tha se nuk eshte ne kompetence të saj monitorimi i plazheve. Ndërsa Agjensia Kombëtare e Bregdetit per Veriun me qendër në Lezhë nuk ka asnjë përfaqësues në Shkodër!
Mungesa e rojeve bregdetare mbetet problematike edhe në plazhet e Vlorës. Report TV kreu një vëzhgim në Plazhin e Vjetër dhe në plazhin publik pranë Akademisë ku Kullat e Vrojtimit janë të boshatisura, ndësa pushuesit ankohen për këtë shqetësim të përvitshëm.
“Jo deri më tani nuk kemi parë roje. Kishim një rast një grua të sëmurë që e shpëtuan ne nga mbytja”, tha një pushues.
Leneda Beqiraj thotë se bizneset shkelin ligjin pasi nuk punësojnë vezhgues plazhi të licensuar. Bashkia e Vlorës jashtë kameras tha se nga kontrollet në 215 stacione plazhi, 15 prej tyre kanë rezultuar pa vrojtues ndaj eshte vendosur bllokimi i tyre deri në plotësimin e kritereve.
Një ditë pas tragjedisë së Vilë-Bashtovës, kontrolle po ushtrohen vetëm në Tale të Lezhës aty ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Bashkia gjobitën dy subjekte.
“Kemi hasur disa parregullsi dhe kemi vendosur gjoba. Në tërësi hapesira e plazhit mbulohet me vrojtues, por ka dhe raste qe nuk ka si sot qe moren dy masa administrative në Tale”, tha Renaldo Chanaj drejtor i turizmit në bashki.
Plazhet private licencohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe është pikërisht ky institucion që duhet të monitorojë bizneset për plotësimin e kritereve, ndër to dhe rojet bregdetare.
Çfarë ndodhi në plazhin e Vilë-Bashtovës
Një 50 vjeçar, Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç kanë humbur tragjikisht jetën dje (9 korrik 2023) në plazhin e Vilë Bashtovës. Ata vrapuan drejt detit edhe pse rrymat detare ishin të forta, pasi më i vogli ai 13 vjeç po kërkonte ndihmë dhe rrezikonte të mbytej. Ashtu sikurse dëshmojnë pushuesit teksa 13 vjeçari kërkonte ndihmë në det askush nuk e ka parë përveç babai të tij që u sul në det për ta shpëtuar së bashku me djalin e madh dhe të tre nuk dolën më të gjallë nga deti.
*Punuan gazetarët e Report Tv Ergys Kavaja, Elvis Hila dhe Armand Xhelili
Une per vete kam vendosur koshin e basketbollit tek ajo qe kam afer cadres or teeeejjjjj
PërgjigjuPo kush do marre masa per plazhin?Zv.ministrja e turizmit ,Vilma Bello e ka mendjen te beje intriga ne Vlore pavaresisht se Rama e solli ketu ne Tirane .Mesuesja e Gjuhes ne Ministrine e Turizmit.Skandal
PërgjigjuPo edhe ministrja po mesuese eshte dhe e griu ministrine me dietat qe merr pa llogarit sa karburant harxhon ne muaj. Mirelaaaa