Report Tv zbardh dosjen e plotë/ Skrapari i mbjellë thuajse plotësisht me kanabis, çfarë tha Guardia di Finanza

9 Janar 2021, 10:40| Përditesimi: 9 Janar 2021, 10:41

  • Share

1601477858_skrapar.jpg

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e plotë të hetimet për kultivimin e kanabisit në Skrapar.  Në dosje thuhet qartë se bëhet fjalë për persona që vepronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në kryerjen e veprës penale të kultivimit të bimëve narkotike në disa zona te rrethit Skrapar. Nga aktet e administruara rezulton se disa shtetas në mënyrë të organizuar të ndihmuar dhe nga punonjës policie kanë përgatitur dhe mbjellë sasi të mëdha të bimëve narkotike në disa zona të Skraparit. Nga ana e policisë gjyqësore janë evidentuar një numër i madh personash, të cilët dyshohet se bashkëpunojnë me punonjës policie dhe me zyrtarë të tjerë lokal dhe në mënyrë të organizuar kanë mbjellë sasi të mëdha bimësh narkotike ne disa zona.

Nga hetimet e kryera rezulton se kanabisi në Skrapar ishte mbjellë thuajse në të gjithë territorin.  Guardia di Finanza pas monitorimit ajror raportoi se kanë qenë të mbjella 28 parcela.  


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Skrapari i 'mbuluar' nga droga, Report Tv zbardh dosjen: Të gjitha përgjimet, bisedat e policëve me trafikantët, që u vidhnin kanabisin njëri-tjetrit


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?