Report Tv zbulon qytetin antik në Belsh, filmimet e rralla të termës së shekullit të II në media

12 Qershor 2020, 15:26| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 15:56

  • Share

Kamera e ReportTv zbulon për herë të parë një qytetërim antik në Rrasë, 3 km larg qytetit të Belshit. Nga një punim toke për kultivimin e duhanit një familje e zonës, ka zbuluar këto rrënoja antike të cilat sjellin në pah banimin e këtyre zonave që në shekullin e dytë.

Pas filmimeve ReportTv kontaktoi me Institutin e Arkeologjisë. Ky vendbanim sipas tyre nuk ekzistonte i regjistruar apo i njohur për ta dhe as në hartat e ekspeditave të kryera ndër vite.

Teksa panë disa prej filmimeve ata thanë se ky zbulim është një termë antike e shekullit të dytë e panjohur për sytë e publikut deri në mbërritje e grupit tonë të xhirimit. Terma sipas arkeologëve ngjason me ato të Butrintit dhe Dyrrahut të vjetër, sot Durrësit.

Ky zbulim do të sjellë për herë të parë ndërtimin e një guide arkeologjike në Belsh, i njohur deri më tani për liqenet dhe vendbanimin ilir në malin e Gradishtës zbuluar nga familja Ceka arkeologu Hasan Ceka vazhduar më tej dhe nga i biri Neritan Ceka.

Sipas filmimeve të bëra nga kamera e ReportTv baza e rrënojave fatmirësisht të padëmtuara janë kolona cilindrike rrethore me qeramikë, pllaka qeramike për shtresën e ndërtesës dhe themele me gurë.

Ajo çka mbetet pas këtij zbulimi është ndërhyrja e institucioneve si ministria e kulturës, qeveria apo institucionet që ky zbulim i rrallë të mbrohet e të marrë vlerat që meriton për tu kthyer në një atraksion turistik për zonën.

Sëfundi Belshi është kthyer në një qytet turistik për 85 liqenet që ka në zonë, por ky zbulim pritet të sjell një tjetër risi të turizmit atë për historik dhe arkeologjik.

Zbulimi i qytetërimit antik në Belsh

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kafe hidhur: 13/06/2020 19:26

    shteti yn,institucionet tona ,kultura jone..ne dore te rastesise.....

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 12/06/2020 20:35

    Welcome to ALBANIA !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?