Reportazh/ Mirë se vjen në Belshin e 85 liqeneve (VIDEO-FOTO)

10 Qershor 2020, 15:08| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 22:40

  • Share

Për të prekur nga afër bukuritë e kësaj treve nga kryeqytetit të duhen më pak se 60 minuta, një rrugë që përshkon autostradën Tiranë-Elbasan dhe 59 kilometrash i afrohesh Dumresë dhe qytetit të Belshit, një nga 61 bashkitë e vendit. Mes kodrave e tarracave të Dumresë përshëndetjen e parë e merr nga liqenet karstike, që kufijtë e Bashkisë Belsh numërojnë plot 85 të tillë, me ujë të kristaltë.

Dikur zona e kultivimit masiv të duhanit, traditë e mbetur edhe sot, por e pasuruar dhe kultivimin e shafranit, drithërave dhe frutikulturën. Pas nuk mbetet vreshtaria e cila prodhon rakinë ndër më të njohur, ku pas asaj të Sulovës e Skraparit vjen rakia e Dumresë.

Urbanizimi i Zonës ka kthyer Belshin nga një qytezë të përhumbur nën 'hijen' e Elbasanit, sot në pikën e referimit për turizmin, agro-turizmin, fundjavave në natyre, historinë me parkun e memories ku rilindasi Sami Frashëri dhe heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit.

Në këtë park nuk mungojnë edhe monumentet e lidhura me historinë e zonës si ai i mbretëreshës Teuta lidhur me liqenin e Seferanit apo Guri i Mullirit, që simbolizon jetën dhe lidhet me traditën e drithërave si grurë e misër.

Kryebashkiaku i këtij qyteti është Arif Tafani, i cili na shoqëron në këtë udhëtim nëpër Belshin e bukur, ku dhe shpjegon ofertën e qytetit për të ftuar turistët ta vizitojnë.

Z. Tafani përse duhet vizituar Belshi?

Kjo ishte e paimagjinueshme katër vite më parë, ne filluam një projekt ambicioz. Belshi është një nga 61 bashkitë e vendit, një bashki e vogël me 215 km katrorë dhe 33 mijë banorë që jetojnë sot këtu. Ka një pozicion gjeografik të mirë, ku mbërrihet lehtësisht nga Tirana, Elbasani, Berati apo Lushnja e Durrësi. Dhe të gjitha akset rrugore janë të rregullta. 5 vite më parë liqeni i Belshit ishte i 'mbytur' nga ndërtimet pa leje, tha Tafani për Report Tv.

Jo vetëm turizëm, por dhe një qytet ekologjik thuajse në 99 % të saj, me motorë elektrikë, biçikleta, koristë e tyre?

Po kështu e kemi menduar pjesën e liqenit, ku e kemi vetëm për shëtitje dhe biçikleta. Makinat janë të ndaluara.

Atë që dikur njihej si kinemaja e hapur, sot është amfiteatri, është dhënë shfaqja e parë?

Fatkeqësisht ende jo pasi u inaugurua në shkurt dhe më pas nisi periudha e pandemisë. Njerëzit vijnë këtu për shëtitje, kulinarin e zonës, natyrën dhe së fundmi kemi zbuluar praninë  e një midhje të rrallë që rritet në ujërat e ëmbla. Së shpejti do të kemi dhe midhjen e Dumresë.

Dikur Belshi ishte planifikuar si kryeqyteti i Shqipërisë në veprën e rilindasit Sami Frashëri "Shqipëria çka qenë ç'është e çdo të bëhet", ndoshta ai një shekull më parë shihte larg duke imagjinuar këtë perlë të natyrës.

Ka klimë të mirë dhe ka një kuzhnë të përsosour që ëhstë tradita e dumresë. Ëelcome to belsh

Për t'u futur në oazin e mrekullisë natyrore të Belshit, aty ku gjelbërimi, liqenet dhe kodrat të sjellin në mendje Toscanën, duhet të përshkruajmë unazën më të madhe të qytetit.

Seferani, fshati mbi liqenin e Zambakëve, ofron për vizitorët agro-turizmin dhe bujtinat, ku vizitorët e turistët nuk mungojnë.

"Kemi ardhur familjarisht nga Elbasani dhe erdhën te liqeni i Belshit për të kujtuar dhe rininë tonë, nuk krahasohet Belshi sot me atë që ka qenë, është kthyer në një mrekulli", tha një vizitor teksa shijonte drekën buzë liqenit të Belshit.

Vetëm pak minuta nga Seferani është pasqyra e natyrës, Liqeni i Merhojës, që për herë të parë do të ofrohet plazhi publik në 2000 m2. Një investim i pushtetit lokal që nga një breg liqenor e ka kthyer në një plazh me guralecë e rërë të imët dhe publik.

10 minuta larg Belshit është Grekani, një ndër fshatrat me banorë autokton të zonës ku ende rrënojat e një kishe të vjetër që mbeten një mister për t'u zbuluar, duke kuriozuar të apasionuarit pas historisë e kulturës. 'Porta e Parajsës' që i referohet aksit që të çon drejt një parku kombëtar me gjelbërim, në brendësin e pyllit fshihen një nga ushqimet më të shijshme që konsiderohen dhe luksoze, kërpudhat. Edhe pse ende nuk ka një treg, vizitorë të ndryshëm zgjedhin këtë pyll mes Grekanit dhe Dëshiranit për t'i mbledhur ato të freskëta.

Shafrani është prej kohësh një markë e produkteve bio të Dumresë e Belshit, ndërsa fermeri na tregon si e zgjodhi këtë kulturë për ta kultivuar dhe a ka treg për këtë prodhim.

"Është kultura më fitimprurëse, ka shumë vlera kuruese, por ka rendiment të vogël. Do shumë punë krahu. Në një dylym të mbjellë me shfaran merr 200 gr prodhim. Shafrani përdoren në të gjitha llojet e ushqimit dhe çajrave, por duhet përpunuar, nuk mund të punohet direkt", tha një fermer.

Mes natyrës, gjelbërimit dhe luleve shumëngjyrëshe nuk mund të mungojnë blertët dhe mjalti i tyre.

"Jam një bletërritës dhe kam 30 vite që merrem me këtë zanat. Kam mbi 300 koshere dhe bletët shtohen vazhdimisht. Bletët ushqehen rreth 5 km larg nga kosherja në hapësirat me lule duke ofruar mjaltë bio. Para se të hapim kosheren e bletëve e bëjmë me pak tym duke i dhënë një sinjal bletës që po hyjnë të punojmë. Nëse nuk e bëjmë bletët bëhen agresive", tha Shefqet Rusta, bletërritës në Grekan.

Një zonë mes modernes dhe të shkuarës, Belshi ruan ende traditën e bagëtisë pranë familjeve në fshatrat e zonës ku për këdo vizitorë jeta që vjen nga qytetet urbane, mund të njoh kafshët për t'i treguar dhe fëmijëve se si është një stallë, një kotec apo depot ku mbahen zajret e dimrit.

Përtej natyrës magjike dhe aktivitetet sportive kulturore janë të larmishme në Belsh, ku nga pika më e lartë Mali i Gradishtës, dikur vendbanim Ilir,  sot është një hapësirë ku i përkushtohet ditës së balonave atraksion që sot të ofrohet edhe si udhëtim fluturues.  

Në të djathtë të Belshit shtrihet fusha naftëmbajtëse Rrasë-Pekish që sot është e fjetur, por një fermer teksa punonte tokën për duhan ka zbuluar aty një qytetërim romak, zbulim që duhet të zgjojë nga gjumi institucionet e kulturës për të shkuar atje sa më parë dhe zbuluar këtë pasuri historike të mbuluar nga koha.

Edhe pse një qytet turistik sot, jeta e përditshme e banorëve nuk është ajo e një turisti, pasi ata hasin vështirësi të ndryshme, mes të cilave dhe mungesa e shërbimeve. Dikur këtu ka qenë një spital me të gjitha funksionet përfshi urgjencën 24 orë dhe maternitetin, ndërsa sot mbetet një kërkesë urgjente. Një projekt për riaktivizimin e fushës naftëmbajtëse të Dumresë, që është nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanive italiane, pritet që të sjellë zhvillim dhe punësim për banorët e zonës.

Deri më sot, bazë kanë pasur emigrimin, por rikthimi i shpresës dhe investimeve e ka bërë Belshin qytetin, ku dhe të larguarit dekada më parë, ta shohin sot një derë rikthimi.

Mirësevjen edhe ti në Belsh, kryeqytetin e liqeneve dhe historisë antike, ende të pazbuluar, që mban mbi supe.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbeni: 10/06/2020 18:58

    Mos ndertoni perreth liqeneve,,,ndertoni pedonale,,dhe lulishte.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?