Në këtë fillim të stinës së pranverës në zonat malore janë kthyer reshjet e dëborës.
ARRSH njofton se mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme.
‘Në aksin Bogë - Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës
Qarkullimi kryhet pa probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.’- njofton ARRSH.
Lajmi kryesor:
Vendi përfshihet nga stuhia, pezullohet lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe Durrës-Bari! Shiu përmbyt rrugët, disa zona pa energji
M.Q.//ReportTv.al