Vendi përfshihet nga stuhia, pezullohet lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe Durrës-Bari! Shiu përmbyt rrugët, disa zona pa energji

11 Mars, 09:49| Përditesimi: 11 Mars, 20:10

  • Share

Vendi është përfshirë nga moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu. Për shkak të përkeqësimit të motit, është anuluar linja e trageteve Brindisi-Vlorë-Brindisi. Po ashtu është pezulluar lundrimi edhe për anijet e peshkimit. Në Vlorë tre zona, Orikumi, Dukati dhe Llogaraja kanë patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në Llogara, era e fortë dhe mjegulla krijuan vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Edhe në Shëngjin moti i keq ka sjellë pezullim të lundrimit detar për peshkarexhat dhe mjetet e vogla. Po ashtu stuhia ka sjellë probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, pasi ka dëmtim të linjave elektrike.

Sa i takon situatës në Portin e Durrësit, situata detare për shkak të motit të keq vazhdon të krijojë probleme në lundrimin e anijeve. Era fryn nga juglindja dhe forca në det të hapur arrin 7 ballë. Për këtë arsye tragetet nuk u nisën mbrëmë nga portet e Barit dhe të Durrësit, si edhe linjat dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë. Kapitaneria e Durrësit bën të ditur se situata detare pritet të normalizohet dhe tragetet do të lundrojnë mbrëmjen e së hënës.

Për shkak të reshjeve me intensitet, në mesditë rrugët pranë stadiumit të Durrësit u mbushën me ujë. Një situatë që përsëritet sa here ka reshje shiu, për shkak të bllokimit të pusetave.

Po kështu rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e forte, duke sjellë shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra dhe pezullimin e lundrimit të peshkarexhave në Shëngjin. Në Kukës dhe në Krujë, disa fshatra janë pa drita për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik. OSHEE bën të ditur se po punohet për rikthimin e energjisë.

 

Ora 16:22
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te ‘Tirana Ime’

1709796311_erionveliaj.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa edhe kryeqyteti është përfshirë sot (11 mars) nga reshje të dendura të shiut.

Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë te aplikacioni "Tirana Ime" ose të telefonojnë në numrin 112.

“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje.  

Ju lutem  , shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni "Tirana Ime" ose  telefononi 112”, nënvizon Veliaj.

Ora 15:22
Erë e fortë në Krujë, ka dëmtime në rrjetin elektrik, disa fshatra pa energji

 

Si pasojë e erërave të forta në Krujë ka pasur dëmtime të linjave të vjetra të rrjetit elektrik duke lënë pa energji disa fshatra. Sipas drejtuesve të OSHEE të gjithë ekipet e punës janë në terren dhe po punohet për normalizimin e situatës.

Ora 14:47
Shiu 'kthen në det' rrugët përreth stadiumit 'Niko Dovana' (VIDEO)

Durres-  Rreshjet e dendura të shiut përmbytën rrugët përreth stadiumit “Niko Dovana’ në Durrës. Report Tv sjell pamje, ku duket që rrugët janë të mbuluara nga shiu.

Pasditja e sotme do të karakterizohet nga reshje intensive të shiut në disa qarqe.

 

Ora 14:02
Reshje dëbore në aksin Bogë-Qafë Thore, qarkullimi kryhet pa probleme

Në këtë fillim të stinës së pranverës në zonat malore janë kthyer reshjet e dëborës.

ARRSH njofton se mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme.

‘Në aksin Bogë - Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë  për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës

Qarkullimi kryhet pa probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.’- njofton ARRSH.

 

 

 

Ora 13:59
VIDEO/ Lezha përfshihet nga era e fortë, pezullohet lundrimi për peshkarexhat dhe mjetet e vogla në Shëngjin

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë me stuhi shiu. Kjo situatë ka sjellë pezullimin e lundrimit detar për peshkarexhat dhe mjetet e vogla në Shëngjin.

Forca e dallgëve ka arritur deri në 8 ballë dhe shpejtësia e erës është mjaft e fortë.

Po ashtu stuhia ka sjellë probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, pasi ka dëmtim të linjave.

Grupet e punës të Operatorit te Shpërndarjes se Energjisë elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa moti i keq pritet të jetë prezent edhe gjate ditës së martë.

Ora 11:48
Orikumi, Dukati e Llogoraja pa energji elektrike, era e fortë 'paralizon' Vlorën

1710154181_vlore.JPG

Në qytetin e Vlorës këtë të hënë është regjistruar një mot i keq dhe me erë të fortë. Report Tv mëson se tre zona, Orikumi, Dukati dhe Llogaraja kanë mbetur pa energji elektrike. Si pasojë e erës së fortë në këtë zona ka ndërprerje të energjisë elektrike. 

Era e fortë dhe mjegulla ka krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.

Era fryn me shpejtësi 25 deri 35 metra në sekondë, ndërsa fuqia e dallgëve ka arritur në 7-8 ballë brenda në gji. Fuqia e dallgëve është rreth 9-10 ballë jashtë gjirit të Vlorës dhe ka arritur një lartësi 3.5 jashtë gjirit.

Era e fortë fryn me drejtim jug-juglindje dhe ka shpërndarë rërën e detit në gjithë zonën e Lungomares.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Himarioti: 11/03/2024 15:50

    Dhe Himara pa drita 3 ore tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?