Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa edhe kryeqyteti është përfshirë sot (11 mars) nga reshje të dendura të shiut.
Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë te aplikacioni "Tirana Ime" ose të telefonojnë në numrin 112.
“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje.
Ju lutem , shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni "Tirana Ime" ose telefononi 112”, nënvizon Veliaj.
Lajmi kryesor:
Vendi përfshihet nga stuhia, pezullohet lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe Durrës-Bari! Shiu përmbyt rrugët, disa zona pa energji
B.V/ReportTv.al