VLORË- Për shkak të reshjeve të dendura të shut, erës së fortë dhe lartësisë së dallgëve në det, Kapiteneria ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.
Në njoftim theksohet se janë marrë masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës 03.12.2021
Trageti i linjës me Italinë do të mbërrijë rreth 7 orë me vonesë për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Situata pritet të përmirësohet ditën e nesërme, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Lajmi kryesor:
Pesë ditë ‘errësire’ në fshatin Panariti në Korçë, shkaku dëbora! Rrugët e Shkodrës ‘lumenj’, bëhen të pakalueshme! Vlora pezullon lundrimin! Katër fshatra pa energji elektrike në Berat
J.GJ.//ReportTv.al