Berat/ Shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri përmbyt rrugët e qytetit, uji mbulon trotuaret

8 Qershor 2022, 14:38| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 16:37

  • Share

Moti i keq, me rrebeshe shiu dhe breshër, që ka përfshirë që prej 1 ore qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në disa akse rruge në qytet. I favorizuar edhe nga era e fortë,   shiu dhe breshëri ka pushtuar rrugën e qytetit, duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,,“Stadiumi i Vjetër”,"Axhensi" dhe "Kthesa e Gjykatës", ku duket qartë edhe nga pamjet filmike që uji ka vërshuar mbi rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret.

Siç duket, reshjet kanë shkaktuar probleme në bllokimin e kanalizimeve në qytet duke nxjerrë jashtë funksionimit pusetat e ujërave të zeza e të larta. Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Beratit,të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave, në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët e qytetit dhe normalizimin e situatës.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe në zonën turistike të Shëngjinit, pëmbyten disa rrugë në Berat dhe rrëzohet pema në Elbasan! Prezencë uji në autostradën Tiranë-Durrës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?