Në qarkun e Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje shiu dhe dëbore e shkrirë me intensitet mesatar si dhe dëborë në zonat 1250m mbi nivelin e detit.
Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëbores arrin nga 5 cm - 8 cm. Aktualisht po punohet për mirëmbajtje dimërore me pastrim dëbore dhe kriposje.
Kalimi i mjeteve nga km 7 - 13 rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla në orët e paradites.
Kalimi i mjeteve ne akset e tjera rrugore pa probleme.
Lajmi kryesor:
Reshjet e shiut, rrezikohet përmbytja e disa zonave! Në Fushë-Krujë mbi 50 banesa nën ujë! Në Durrës rinis lundrimi i trageteve! Meta thirrje qeverisë: Ndihmoni çdo qytetar (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al