Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar gjendjen e rrugëve në zonat e vendit.
Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës, por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë, nuk ka probleme në qarkullim.
Në Rajonin Qendror ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë dhe nuk ka probleme me qarkullimin.
Në Rajonin Jugor kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
- Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
- Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
- Boboshticë-Dardhë
- Korçë-Voskopojë
- Zëmblak-Goricë.
Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë .
Sipas ARRSH-së, kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale
Foto nga rrugët
Lajmi kryesor: