Sociale

Reshjet e borës, policia: Rrëshqet një kamion në aksin Strugë- Qafë Thanë, bllokohet rruga

6 Prill, 22:46| Përditesimi: 6 Prill, 22:51

  • Share

1743972625_vv.JPG

Nisur nga situata e motit me reshje dëbore në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, Policia e Shtetit apelon për kujdes për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore në rast nevoje, të cilat ndodhen në terren.

Ndërkohë, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura.


Lajmi kryesor:

Reshje dëbore në pranverë, akset në Kukës e Pogradec të kalueshme, probleme me qarkullimin në Rrugën e Arbrit dhe Qafë- Thanë, borëpastrueset në terren (VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?