Sociale

Reshje dëbore në pranverë, akset në Kukës e Pogradec të kalueshme, probleme me qarkullimin në Rrugën e Arbrit dhe Qafë- Thanë, borëpastrueset në terren (VIDEO)

6 Prill, 11:39| Përditesimi: 6 Prill, 22:58

  • Share

Moti ka marrë një kthesë të papritur këtë të diel teksa reshjet e dëborës janë shfaqur në disa qarqe të vendit, e pazakontë për stinën e pranverës duke ulur deri nën zero temperaturat.

Dëbora ka zbardhur pemët e lulëzuar duke arritur deri në 20-30 cm, në Kukës, Pukë, Tropojë, Has, Mirditë, Dibër, Korçë, Pogradec dhe duke zbritur deri në 500 metra mbi nivelin e detit dëbora ka ulur temperaturat edhe në pjesën tjetër të vendit.

Kukës

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, të cilat vazhdojnë të jenë të pranishme. Edhe zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukësi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga dëbora.

Paraditen e kësaj të diele reshje bore pati edhe në zonat e larta malore. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre. 

Reshje të dendura bore aktualisht ka edhe në të gjithë Rrugën e Kombit, kompania mirëmbajtëse bën të ditur se deri më tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve. Në Rrugën e Kombit nga Fan-Tunel-Kukës-Morinë janë 18 borëpastuese që po bëjnë pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e  Sopot Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë. Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës.

Reshje bore pati edhe në segmentin Fushë-Dugagjin - Tuneli i Kalimashit, ndërsa segmenti tjetër i rrugës së kombit Fushë-Dugagjin - Morinë është në ndikimin e reshjeve të shiut. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente tek banorët.

Nga ana tjetër, raportohet se ka një fluks të lëvizjes së mjeteve që po kthen për në Kosovë pas kalimit të fundjavës në vendin tonë.

Dibër

Ndërkohë, reshjet e borës në qarkun Dibër kanë zbritur deri në 600 metra mbi nivelin e detit, ku kanë nisur të shfaqen edhe problematika. Aksi rrugor në të cilin kërkohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes është ai i rrugës së Arbrit. Në aksin Peshkopi Maqellarë dhjetëra mjete janë bllokuar në dy pika një tek ura e Melanit, dhe një bllokim tjetër tek malorja e Dovolanit.

Korçë

Dëbora ka 'pushtuar' edhe Korçën, ku për të larguar dëborën nga rrugët 6 borëpastruese janë në terren, ndërsa qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme. Edhe qyteti i Pogradecit është mbuluar nga dëbora këtë të diel. Aktualisht nuk raportohen problematika në qarkullimin e mjeteve.

Në Qafë -Thanë është vështirësuar qarkullimimi i automjeteve për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në aksin e rrugës Strugë-Qafthanë-Prrenjas. Shërbimet e Policisë janë në gadishmëri në të gjitha akset rrugore, ndërsa kanë apeluar drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë.

Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. 

Mbrojtja Civile thotë se reshjet do të vijojnë dhe në lartësitë mbi 500 metra në Veri, Lindje, Verilindje dhe Juglindje do të jenë në formën e dëborës.

Ora 22:46
Reshjet e borës, policia: Rrëshqet një kamion në aksin Strugë- Qafë Thanë, bllokohet rruga

1743972625_vv.JPG

Nisur nga situata e motit me reshje dëbore në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, Policia e Shtetit apelon për kujdes për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore në rast nevoje, të cilat ndodhen në terren.

Ndërkohë, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura.

Ora 22:20
Dëbora 'pushton' edhe Korçën, 6 borëpastruese në terren, qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme

 

Rreshjet e dëborës kanë pushtuar të tërë qarkun Korçë. Aktualisht kalimi është i lirshëm dhe lëvizja e mjeteve kryhet rregullisht në të gjitha akset e juglindjes dhe akset Korcë-Pogradec, Pogradec-Qafë Thanë. 

Aktualisht në këto akse po punojnë 6 borëpastruese ndërsa në segmente të ndryshme ka edhe patrulla të policisë. Edhe aksi rrugor Qafë Thanë- Doganë në pjesën shqiptare është i pastruar dhe kriposur dhe kalohet pa problematika. 

Ne Qafë- Plloc aktualisht kalimi kryhet pa probleme me mjete me goma dimërore. Ndërsa problematika të lehta janë regjistruar për mjetet të cilër kanë qarkulluar me goma verore por aktualisht nuk raportohet asnjë incident. 

Sipas informacioneve për momentin raportohet që furnizimi po energji elektrike është normal. Ndërsa aktualisht temperaturat në nivel qarku shënojnë -1 gradë celcius cka eventualisht mund te krijoje probleme ne pemtari te bimet e celura

Ora 22:06
Reshjet e dëborës në Qafë- Thanë, vështirësi në qarkullimin e mjeteve, policia apelon: Shmangni lëvizjen e panevojshme në rrugë

 

Në Qafë -Thanë është vështirësuar qarkullimimi i automjeteve për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në aksin e rrugës Strugë-Qafthanë-Prrenjas.

Shërbimet e Policisë janë në gadishmëri në të gjitha akset rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve, në rrast nevoje.

Borëpastruset janë në terren në zonën e Qafë Thanës për të mundësuar kalimin pa probleme në të gjitha akset rrugore.

Policia  iu bën thirje të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjen e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdeshëm, dhe në rast emergjence të kërkojnë ndihmën e policisë.

Ora 21:40
Reshjet e dëborës në Dibër, bllokohen dhjetëra mjete në aksin Peshkopi-Maqellarë


Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Në aksin Peshkopi Maqellarë dhjetëra mjete janë bllokuar në dy pika një tek ura e Melanit, dhe një bllokim tjetër tek malorja e Dovolanit.

Reshjet vijojnë me intensitet të lartë dhe në këto momente në këto pika ka mbi 20 cm dëborë.

Kompania për mirmbajtjen e rrugës ka nxjerr 4 mjete borëpastruese dhe po punon për hapjen e saj, ndërsa një pjesë e shoferëve kanë hequr gomat e dimrit, pas afati 15 mars ka kaluar.

Situatë e njëjtë ëahtë edhe më aksin Peshkopi-Kukës ku trashësia varion deri në 30 cm në Kalanë e Dodës, por nuk raportohen bllokime.

Ora 21:35
Reshjet e dëborës, Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për të mbajtur hapur akset rrugore, lumenjtë janë brenda kuotave

1743968326_vv.JPG

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë disa zona në vend ditën e sotme, kanë krijuar edhe probolematika në qarkullimin e mjeteve.

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Akset Rrugore

Në “Rrugën e Kombit” si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës gjatë ditës së sotme, po punohet me 27 borëpastruese dhe hedhëse kripe njëkohësisht,  ku 8 borëpastruese po punojnë në pjesën e aksit që shtrihet në territorin e Qarkut Lezhë, ( bashkia Mirditë), kurse pjesa tjetër e mjeteve, 19 mjete, po punojnë në pjesën e këtij aksi në territorin e Qarkut Kukës. Aksi është i kalueshëm.
 
Në aksin rrugor nacional Elbasan-Qafë Thane, në Qafë Thanë ka prezencë të reshjeve të dëborës dhe ne terren janë mjetet e firmës kontraktuese qe po bëjnë pastrimin e aksit nga dëbora. Prezence dëbore rreth 10 cm kemi edhe ne aksin rrugor nacional Zgosht-Ura Cerenecit. Edhe aty po punohet me mjet borëpastrues për mbajtjen hapur te qarkullimit te mjeteve.
 
Në Qarkun e Korçës kanë filluar reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartesitë mbi 700 m.
Subjektet kontraktore janë në gatishmëri duke mundësuar mirëmbajtjen dimërore të akseve turistike kryesore dhe dytësore në bashki. Nuk paraqiten problematika në këtë Qark.
 
Territori I Qarkut Dibër në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit është përfshirë nga reshje dëbore të cilat variojnë nga 3-15 cm dhe vazhdojnë të jenë të pranishme me intensitet mesatar. Situata në infrastrukturën rrugore si nacionale apo rurale vazhdon të jetë e aksesueshme në të gjithë territorin. Nga subjektet kontraktore po punohet me mjete e lëshim kripe në segmente që shfaqen problematika.
 
I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre.
 
Ne Qarkun Shkodër, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Në aksin rrugor Bogë-Theth kalimi bëhet vetëm nga mjetet e kalueshmërisë së lartë dhe të pajisura me zinxhirë. Aktualisht në këtë aks po punon një mjet borëpastruese e cila e ka të pamundur mbulimin e gjithë segmentit. Aksi rrugor Tamarë - Vermosh është i kalueshëm por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Lumenjtë dhe rezervuarët
 
Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Ora 18:24
Pogradeci zbardhet nga dëbora në pranverë, rrugët të kalueshme

Në qytetin e Pogradecit ditën e sotme janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Duket se "plakat e prillit" kanë sjellë një rikthim të shkurtër të dimrit në rajonin juglindor të vendit.

Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin rrugor. Nuk dihet ende nëse ky episod i papritur i dimrit do të ketë ndikim në bujqësi.

Po ashtu, nuk ka probleme të furnizimit me energji elektrike, ndërsa ka një rënie të ndjeshme të temperaturave. 

Ora 17:57
Reshje dëbore edhe në Lezhë, probleme në qarkullimin e mjeteve në segmentin Kallmet-Ungrej

Pasditja e kësaj të diele ka sjellë reshje të dendura bore në zonat e larta të Lezhës, duke zbardhur kreshten dhe krijuar pamje të rralla për stinën e pranverës.

Bora ka prekur kryesisht segmentin rrugor Kallmet-Ungrej, ku raportohen vështirësi në qarkullim dhe ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes.

Ora 17:52
Dibër/ Reshjet e borës zbresin deri në 600 metra mbi nivelin e detit, probleme në rrugën e Arbrit

Reshjet e borës në qarkun Dibër kanë zbritur deri në 600 metra mbi nivelin e detit, ku kanë nisur të shfaqen edhe problematika.

Aksi rrugor në të cilin kërkohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes është ai i rrugës së Arbrit. Më problematike situata paraqitet në Bulqizë dhe Maqellarë ku ka prani të dëborës në asfalt.

Në orët e pasdites intensiteti i reshjeve është shtuar. Autoritetet apelojnë drejtuesit e mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes për të shmangur aksidentet e mundshme. 

Situata mund të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes ku temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero.

Xh.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?