Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Në aksin Peshkopi Maqellarë dhjetëra mjete janë bllokuar në dy pika një tek ura e Melanit, dhe një bllokim tjetër tek malorja e Dovolanit.
Reshjet vijojnë me intensitet të lartë dhe në këto momente në këto pika ka mbi 20 cm dëborë.
Kompania për mirmbajtjen e rrugës ka nxjerr 4 mjete borëpastruese dhe po punon për hapjen e saj, ndërsa një pjesë e shoferëve kanë hequr gomat e dimrit, pas afati 15 mars ka kaluar.
Situatë e njëjtë ëahtë edhe më aksin Peshkopi-Kukës ku trashësia varion deri në 30 cm në Kalanë e Dodës, por nuk raportohen bllokime.
Lajmi kryesor:
Reshje dëbore në pranverë, akset në Kukës e Pogradec të kalueshme, probleme me qarkullimin në Rrugën e Arbrit dhe Qafë- Thanë, borëpastrueset në terren (VIDEO)
S.B/ReportTv.al
