Sociale

Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)

12 Janar, 18:29| Përditesimi: 12 Janar, 22:56

  • Share

Reshjet e rëna gjatë gjithë ditës kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Vlorës të mbushen me ujë, duke krijuar vështirësi kalimi për këmbësorët.

Rënia e reshjeve sipas njoftimeve të autoriteteve pritet të vijojë edhe gjatë natës dhe ditën e nesërme, ndaj për këtë shkak shumë banorë kanë marrë masat që të mos përsëritet përmbytja e 4 Tetorit në biznese dhe banesa, duke vendosur thasë me rërë.

Gazetari i Report TV, Armand Xhelili, informon se zonat me problematike mbeten “Albano & Romina“, zona pranë bibliotekës publike “Shefqet Musaraj”, dhe zona në “Skelë” apo lagjja “Pavarësia”, ku raportohet për 20 cm thellësi uji në rrugë.

Kurse nga kanali në lagjen “Kume” raportohet edhe për ujë në banesa. Edhe lagjet “28 Nëntori” dhe “24 Maji” kanë rrugë të përmbytura. Madje nga pamjet shihet qartë se rruga "Albano & Romina" është e pakalueshme nga uji i vërshuar.

Situata vijon të jetë problematike duke marr shkas edhe nga reshjet që vijojnë të bien në Vlorë. Punonjësit janë në terren për mirëmbajtjen e pusetave si dhe pastrimin e tyre nga mbeturinat. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ka 11 forca dhe 5 mjete, si dhe 2 pompa të Mbrojtjes Civile në terren, teksa po kthehet normaliteti.

Kurse kryebashkiaku Ermal Dredha, po nga terreni me punonjësit, deklaroi se përveç rrugës "Albano & Romina" ku ka ende prezencë uji, akset e tjera janë të kalueshme, teksa u prekën edhe dy banesa.

Në pamjet e filmuara nga Report TV dallohet qartë vërshimi i ujit nëpër rrugë dhe vështirësia e mjeteve për të qarkulluar, sikurse edhe e këmbësorëve.

Ora 22:44
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)

Vijojnë reshjet e shiut në Vlorë, me intensitet mbi mesataren. Nga orët e mbrëmjes dhe në vijim rrugët që u raportuan më herët, janë ende me prezencë uji. Lagja Pavarësia 3, 29 Nëntori, zona e Skelës, 24 Maji, ndërkohë që rruga ne lagjen Pavarësia 3 është e pakalueshme për makinat e ulëta, zonat dhe lagje të tjera kalohen pa problem edhe pse ka prezencë uji.

Punonjësit e Bashkisë së Vlorës nga mbrëmja e djeshme dhe në vazhdim qëndrojnë në terren për të mbajtur te pastra pusetat, ndërkohë që hidrovori i qytetit punon me kapacitet maksimal.

Nata dhe dita e nesërme parashikohen me reshje intensive dhe banorët e pronarët e bizneseve kanë vendosur thasët me rërë, por dhe prita të ndryshme për të mos hyrë uji nëse do ketë shi. Po ashtu dhe makinat janë hequr nga garazhet që shpesh herë përmbyten, informon gazetari i Report TV, Armand Xhelili.

Nga era e fortë që vijon të fryjë deri në 20m/s edhe lundrimi detar për anijet e tonazhit të lehtë është pezulluar, tragetet kryejnë itinerarin Vlorë Brindisi dhe anasjelltas pa probleme.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është shprehur sot në mbrëmje se përveç rrugës ‘Albano dhe Romina’, e cila ka ende probleme me qarkullimin, rrugët e tjera janë të qarkullueshme.

“Kemi asistuar në dy banesa që ka pasur prezencë uji dhe kushdo që ka probleme të lajmërojë”, tha Dredha.

Ndërkohë kryebashkiaku tha se një tjetër pompë po i shtohet hidrovorit të qytetit, me qëllim përmirësimin e situatës sa më shpejt.

Ora 22:31
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)

Pas një dite të vështirë për shkak të reshjeve të dendura, Vlora i është rikthyer normalitetit.

Në terren ndodhen 11 forca të Ushtrisë dhe Mbrojtjes Civile, 2 mjete, 2 motopompa, 3 mjete vetëshkarkuese dhe 1 ekskavator.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Vlorës vepruan për t’i bërë ballë situatës. Jemi mirënjohës ndaj djemve dhe vajzave të Bazës Mbështetëse të Emergjencave Civile dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për koordinimin e shpejtë, duke vënë në funksion të plotë sistemin e shkarkimit të hidrovorit të Vlorës”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili shpërndau edhe pamje nga aksioni në terren i Emergjencave.

Sqarohet se në vijim strukturat e Mbrojtjes Civile, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, do angazhohen për monitorimin dhe menaxhimin e situatës, për mbrojtjen e qytetarëve dhe ‘për të evituar dëmet materiale në biznese apo banesa’.

A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?