Reshjet e shiut, Bushati: Paratë e shqiptarëve i merr lumi! Qeveria mban hidrocentralin me kapacitet të përgjysmuar dhe derdh 'miliona euro' në det

20 Nëntor 2022, 17:02| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 17:07

  • Share

Teksa situata nga reshjet e shiut është e rënduar, opozita hedh akuza ndaj qeverisë se mban Kaskadën jashtë pune. Në një reagim në Facebook, deputeti i PD Helidon Bushati e nis me shprehjen: “Kur paratë e shqiptarëve i “merr lumi”. Bushati shkruan se zyrtarët e mbajnë Kaskadën jashtë pune ndërsa e lënë ujin të lirë drejt detit duke mos shfrytëzuar kapacitetet maksimale të prodhimit. 

“Sot do të shkonte shumë shprehja, natyra i dhuron shqiptarëve miliona euro, por zyrtarët shqiptar e mbajnë kaskadën jashtë pune dhe ujin e sjellë nga shiu e lënë të lirë drejt detit. Lind pyetja;Si mund të shkarkosh 1300m3/sekond në det,  e nga ana tjetër mban HEC-et jashtë pune? Si mundet të shfrytëzosh 200MË nga Komani që ka 600MW dhe 150MW nga Vau Dejës që ka 250MW?

Nëse turbinat do të prodhonin me kapacitet të plotë dhe përsëri ka prurje më shumë se sa ke mundësi të përpunosh, atëherë shkarkimet janë të legjitimuara, por në rast të kundërt është vetëm shpërdorim  i pronës publike. Kapacitetet e prodhimit prej 850MW (600MW në Koman me 4 agregatë dhe 240MW në Vau Dejes me 5 agregatë) po shfrytëzohen vetëm 357 MW, që të jem më i qartë, pra më pak se gjysma e totalit.

Ndërkohë, uji lundron i qetë drejt detit edhe në kushtet kur nuk janë arritur akoma kuotat maksimale prej 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës. Të shkarkosh se arrite kuotat maksimale dhe të mbash hidrocentralin me kapacitet të përgjysmuar, ç’paradoks. Mund edhe  të “fshihesh" pas këtij  arsyetimi dhe nuk merret  kush me ty (për aq kohë që ke ushqyer median në të katër anët) se perse nuk more masa që të rrisesh prodhimin.

Ama të shkarkosh pa arritur kuotat maksimale, 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës, është  ose trimëri  e rrallë ose budallallik i pashoq, por profesinalizëm jo e jo.Me këto çmime tregu, shkarkimet prej 1300m3/sekond kanë  vlerë rreth 400,000 Euro në orë. Që të jem më i qartë, vetëm në këto orë të ditës së sotme shtetit shqiptar i ka “marrë lumi” disa million euro që po derdhen në det”, shkroi Bushati.

Reagimi vjen pasi stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme të gjithë territorin shqiptar. Po ashtu, Bushati thotë se qevera po derdh në det miliona euro që mund t‘i kursente duke arritur kuotat maksimale e më pas të niste shkarkimin.


Lajmi kryesor:

Reshjet me intensitet të lartë në vend/ Akuzat e opozitës: Qeveria ka blerë energji edhe pse e dinte se do binte shi, 3 milionë euro humbje brenda një jave! SPAK të nisë hetimet


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?