Opozita ka akuzuar qeverinë për vjedhje në sektorin hidroenergjitik teksa vendi është përfshirë nga reshjet e shiut. Deputeti i PD, Helidon Bushati akuzon zyrtarët se e mbajnë Kaskadën jashtë pune ndërsa e lënë ujin të lirë drejt detit duke mos shfrytëzuar kapacitetet maksimale të prodhimit.
Partia e Lirisë nga ana tjetër kërkon nga SPAK të hetojë situatën e menaxhimit të KESH, të cilën Endrit Braimllari e përshkruan kaotike. Sipas tij keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit është bërë me dashje. Po ashtu pretendon se edhe në periudhën më të mirë hidrike në vend, KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë Kaskada e Drinit nuk po prodhon me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.
Ndërsa anëtari i 'Rithemelimit', Eno Bozdo tha se për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet e shiut, po derdheshin mbi 2100 metër kub ujë për sekondë nga hidrocentrali i Komanit dhe Vaut të Dejës. Sipas Bozdos, qeveria ka blerë energji një javë më parë edhe pse e dinte se në ditët në vijim reshjet e shiut do të ishin të dendura. Ai shton më tej se brenda një jave janë humbur minimalisht 3 milionë euro.
“Një pasuri publike, e juaja dhe e cdo shqiptari taksa dhe faturë-pagues, po shkon dëm, pikërisht për shkak të megakorrupsionit dhe keqmenaxhimit që ka kapur prej vitesh të ashtuquajturën rilindje të këtij sektori. KESH, pasi ua merr me detyrim dhe me cmim qesharak energjinë të gjithë HEC-eve të vogla, po shkarkon sasi të jashtëzakonshme uji nga digat e dy hidrocentraleve në Drin.
Kjo pasi ka blerë energji një javë më parë, edhe pse e dinte se ditët në vijim do të ishin të dendura me reshje. Faktet flasin vetë: ndërsa derdhin sasi uji të pamata, dmth rezerva energjie, nga Komani dhe Vau i Dejës, KESH, më 13 nëntor bleu 42,500 Mwh energji, me çmim mesatar 223 euro për Më. Dje, i njëjti KESH ka shitur 15 Më energji me çmim mesatar 200 euro për Më.
Brenda një jave kemi humbur minimalisht 3 milionë euro, por kjo është vetëm maja e ajsbergut. KESH e dinte fare mirë se në datat 19 deri në 23 nëntor priteshin rreshje të mëdha"- tha Bozdo ndër të tjera.
Bozdo përsëriti thirrjen për qytetarët sa i përket protestës së 6 dhjetorit në Tiranë, ditën kur liderët e Bashkimit Europian vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari denoncon se KESH blen energji me çmim të lartë ndërsa hedh akuza se hidrocentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Braimllari thotë se KESH ndodhet në situatë kaosi për shkak të keqmenaxhimit të Kaskadës së Drinit, ndërsa i bëri thirrje SPAK të hetojë atë që e quajti babëzi korrupsioni.
“KESH është në një situatë kaosi nga keqmenaxhimi me dashje të kaskadës së Drinit.
SPAK të hetojë këtë babëzi korrupsioni. Në periudhën më të mirë hidrike në vend KESH vazhdon të blejë energji me çmim shumë të lartë si pasojë e kontratave që ka bërë dhe ndërkohë hidroçentralet nuk po prodhojnë me kapacitet të plotë sepse nuk kanë ku ta çojnë energjinë.Kaskada e Drinit ka hap portat e shkarkimit duke përmbytur Shkodrën dhe ndërkohë nuk po prodhon me kapacitet të plotë. Kjo është një krizë e thellë keqmenaxhimi që vjen si pasojë e korrupsionit në sistem ku keqmenaxhimi me vetëdije të plotë bëhet vetëm me një qëllim për të grabitur para nga shit-blerja e energjisë. SPAK duhet të hetojë këtë babëzi korrupsioni”, shkroi Braimllari.
Teksa situata nga reshjet e shiut është e rënduar, opozita hedh akuza ndaj qeverisë se mban Kaskadën jashtë pune. Në një reagim në Facebook, deputeti i PD Helidon Bushati e nis me shprehjen: “Kur paratë e shqiptarëve i “merr lumi”. Bushati shkruan se zyrtarët e mbajnë Kaskadën jashtë pune ndërsa e lënë ujin të lirë drejt detit duke mos shfrytëzuar kapacitetet maksimale të prodhimit.
“Sot do të shkonte shumë shprehja, natyra i dhuron shqiptarëve miliona euro, por zyrtarët shqiptar e mbajnë kaskadën jashtë pune dhe ujin e sjellë nga shiu e lënë të lirë drejt detit. Lind pyetja;Si mund të shkarkosh 1300m3/sekond në det, e nga ana tjetër mban HEC-et jashtë pune? Si mundet të shfrytëzosh 200MË nga Komani që ka 600MW dhe 150MW nga Vau Dejës që ka 250MW?
Nëse turbinat do të prodhonin me kapacitet të plotë dhe përsëri ka prurje më shumë se sa ke mundësi të përpunosh, atëherë shkarkimet janë të legjitimuara, por në rast të kundërt është vetëm shpërdorim i pronës publike. Kapacitetet e prodhimit prej 850MW (600MW në Koman me 4 agregatë dhe 240MW në Vau Dejes me 5 agregatë) po shfrytëzohen vetëm 357 MW, që të jem më i qartë, pra më pak se gjysma e totalit.
Ndërkohë, uji lundron i qetë drejt detit edhe në kushtet kur nuk janë arritur akoma kuotat maksimale prej 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës. Të shkarkosh se arrite kuotat maksimale dhe të mbash hidrocentralin me kapacitet të përgjysmuar, ç’paradoks. Mund edhe të “fshihesh" pas këtij arsyetimi dhe nuk merret kush me ty (për aq kohë që ke ushqyer median në të katër anët) se perse nuk more masa që të rrisesh prodhimin.
Ama të shkarkosh pa arritur kuotat maksimale, 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës, është ose trimëri e rrallë ose budallallik i pashoq, por profesinalizëm jo e jo.Me këto çmime tregu, shkarkimet prej 1300m3/sekond kanë vlerë rreth 400,000 Euro në orë. Që të jem më i qartë, vetëm në këto orë të ditës së sotme shtetit shqiptar i ka “marrë lumi” disa million euro që po derdhen në det”, shkroi Bushati.
Reagimi vjen pasi stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme të gjithë territorin shqiptar. Po ashtu, Bushati thotë se qevera po derdh në det miliona euro që mund t‘i kursente duke arritur kuotat maksimale e më pas të niste shkarkimin.
O Demir o turkoshak që je i gjithi " DEBIL " Po sdo blej energji ? Po kur blehet energjia blehet me kontrat se smund të blesh dot korent me kov se korent me kov blen vetë ti që quhesh Demur. E kontrat ska kontrat me 1 muaj por më e pakta është 6 muaj e nga ta dinte Qevria që do binte kaq shum shi apo të shtinte në fall o Demiri pall. Po kur smer vesh o pallavesh pse komenton ? ? ? Apo si Demir që je duket që je super injorant. Me shëndet o Demir komplet këllir. E mos u mërzit se stë shau njeri nga " Robt e shpis "
PërgjigjuO IDJOTI Eno Bozgo po nga ta dinte Rilindja që do binte shi me intesitet të madh ? ? ? Apo e dinit ju që do binte shi e do kishte përmbytje se ju jeni fallxhor të kalibrit Botror o Eno karagjos komplet qeros. A çfar monstrash jeni ju që se keni shokun për mashtrus, hajdut, e gënjeshtar.
PërgjigjuMe thuaj nje vit qe shqiperia nuk ka pasur permbytje ne keto periudha ?
O Sali Shkjau o bureci ma i poshtër i popullit Shqiptar po si skeni turp o njerëz pa din e pa iman po si ka mundësi që flisni pa lidhje e thoni budallalliqe. Po pse çfar është Edi Rama Zot i ksaj kore Toke që ta regulloi kohën që të bjeri shi kur do Edi e kur sdo Edi sdo bjeri shi. A e kuptoni ju njerëz pa din e iman se çfar idjotizma thoni ju mor derra të ndyr. Po më mir kshu se populli Shqiptar ju ka hequr vizën o fliqsira. Me nderime ARBËROR HAJDARI.
PërgjigjuPo si skeni tur e flisni ju o pacavure po qeveria e ka fajin kohen o te poshter po ne gjithe boten permbyten shkaterohen dhe ne bote qeveria e ka fain o kusar po ne kohet tuaj nuk kishe ku te drejtoeshe nuk kishe ku kaloe se vetem gropa e puceta ku umbisje me gjithe kamjon turp tu vi
PërgjigjuQeveria e ka fajin që vazhdon të blejë. Dhe me avash noku se nuk të shau nga "ropt e shpisë" Eno. Apo je pjesë e tepsisë, e timonit, e kulaçit. Të neveritshëm
Ik ore boz se keshtu te ka mesuar non grata te flasesh
Përgjigju