Vlorë-Reshjet e shiut mbrëmjen e djeshme krijuan probleme në aksin rrugor Kuç - Qeparo. Siç raporton edhe gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili një masiv gurësh ka rënë nga mali duke bllokuar këtë aks rrugor më shumë se një orë.
Është dashur ndërhyrja e mjeteve të bashkisë së Himarës si dhe zjarrëfiksit për largimin e gurëve nga rruga, e cila u bë e kalueshme.
Pas zhbllokimit të rrugës në këtë zonë u vendos edhe një patrullë policie për monitorimin e situatës.
Komento
Komente
