Në qarkun e Elbasanit kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët e mesatar. Ka vazhduar rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese, dhe ka pasur rrëshkitje të vazhdueshme të dherave në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë.
Firma kontraktuese ka qenë prezent dhe ka punuar gjatë orëve të natës dhe është në gatishmëri aktualisht.
Qarkullimi në 2 akset nuk është ndërprerë. Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur ndërprerje. Niveli i lumenjve në Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshëm por larg pikës së rrezikut.
Niveli i përroit të Zaranikës në bashkinë Elbasan ka pësuar rënie. Edhe përrenjtë e tjerë dhe kanalet kulluese nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Strukturat e emergjencave civile në bashkitë e qarkut janë gatishmëri.
Lajmi kryesor:
Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale
E.M./r.k./ReportTv.al