Rrugët e qytetit të Lushnjes pas reshjeve të dendura të shiut të rëna këtë mesditë kanë pasur prezencë uji në sipërfaqe.
Stuhia me reshje të intensitetit të lartë dhe me erëra të forta nuk ka krijuar probleme të theksuara deri për momentin kur vijojnë të bien reshje.
Si pasojë e këtyre reshjeve disa rrugë në qytet kanë pasur prezencë uji me disa centimetra. Këto janë reshjet e para të këtyre përmasave pas disa muajsh thatësire të theksuar.
Qarkullimi në qytet ka qënë i rënduar për shkak të prezencës së ujit në disa akse, sidomos në ato kryesore si bulevardi kryesor dhe disa segmente të tjera.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dhjetëra mjete janë dëmtuar, pasi kanë djegur motor, kryesisht mjetet me benzinë.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vlora nën ujë, 3 orët e frikës dhe kolapsit! Përmbyten rrugë, lagje, qendra historike e spitali! Dëme në biznese e banesa! 33 familje të evakuuara! Kryetari i bashkisë: Situata ishte alarmante! Ushtria në ndihmë
S.B//ReportTv.al