Vlore- Si asnjëherë më parë e gjithë Vlora për disa orë pasditen e sotme (4 tetor) ishte nën pushtetin e ujit. Reshjet e dendura të shiut të cilat filluan pas orës 15:00 shoqëruar dhe me çarjen e kanalit të ujrave të larta mbi spital bënë që uji të vërshojë nëpër lagjet e qytetit, akset kryesore, kryqëzime.
Tek Rrethrrotullimi në hyrje të Vlorës, makinat u zhytën në ujë. U përmbytën Sheshi i Flamurit, rruga 'Isa Boletini', akset lidhëse bulevard –Transballkanike, qendra historike, spitali e biblioteka. Rrugë dhe lagje të tëra nën ujë. Njerëz të cilit përpiqeshin të largoheshin ndërsa uji u kishte mbërritur në brez.
Fillimisht reshjet e dendura të shiut bllokuan rrugën 'Ismail Qemali', Lagjen 'Albano e Romina' pranë bibliotekës dhe tek Skela.
Situata u përkeqësua në orën 17:00 kur kanali i ujrave të larta mbi spital pësoi çarje e për pasojë ujrat vërshuan si lumenj duke përmbytur lagjen 'Kushtrim', hyrjen e autostradës dhe dhjetra biznese në zonën e lungo mares dhe 'Albano Romina'. Lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarsia', ' Rruga "Hasan Kushta" rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit "Ismail Qemali" etj ishin nën ujë. Edhe Rruga lidhese e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken u përmbyt nga uji.
"Vlora është në kaos si asnjëherë tjetër' raportoi gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Xhelili në orën 17:45 minuta
Në videot e mbërritura në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report Tv, pas shpërthimit të kanalit të ujrave të larta u përmbyt rruga e spitalit të Vlorës por dhe zona historike. Uji që vërshonte nëpër rrugicat e lagjeve merrte para çfarë gjente, tavolina, karrige, çadra të bizneseve e i spostonte në qëndër të sheshit të Flamurit. Për të lëvizur me makinë ishte e pamundur për shkak të rrugëve nën ujë deri në 50 - 60 centimetra lartësi.
Në një video publikuar në rrjete sociale uji që vërshonte me furi mori përpara dhe një qytetare. Ndërsa një çift me një fëmijë për dore përpiqen të largohen duke ecur në mes të ujit që u ka arritur deri në brez, e fëmijës deri në gjoks. Në një video tjetër po të siguruar nga Shqiptarja.com forcat e zjarrfikëse ndërhynë në një farmaci për të ndihmuar një grua e cila kishte mbetur e bllokuar.
Banesa, biznese, garazhe të përmbytura nga shiu që vijoi për 3 orë.
Në orën 17:50 Kryetari i bashkisë së Vlorës kërkoi ndihmën e ushtrisë. Hidrovori ishte stakuar ndërsa ishte ndërprerë dhe energjia elektrike. Problematika u regjistrua në stacionet e pompimit. Në ndihmë të bashkisë Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, dërguan 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.
Reshjet pushuan në orën 19:00 por deri në këtë orë sipas autoriteteve, sasia e reshjeve ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu.
"Situata vijon të mbetet jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkakoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujrave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit. Jemi munduar me të gjitha mjetet e njerëzit që kemi në dispozicion jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante'' tha kryetari i bashkisë së Vlorës në një prononcim për gazetarët teksa ishte në terren për të monitoruar dhe menaxhuar situatën.
Ka biznese të përmbytura?
Ermal Dredha: "Ka shumë pasi janë disa lagje që janë afektuar. Ka pasur përmbytje edhe në banesa. Deri para gjysmë ore ishin mbi 30 familje që janë evakuar por ka dhe më shumë. Kemi vënë në dispozicion konviktet tek shkolla mjekësore. Ka ende kërkesa nëpër lagje që duan të ndërhyjmë" sqaroi Dredha.
Bilanci
Banorë të evakuar, rrugë të mbushura me ujë ku niveli shkonte deri në 50-60 cm në disa zona. 33 familje, në total 55 persona u evakuan ndërsa 3 pesona të cilët kishin mbetur të bllokuar nga uji kërkuan ndihmë për të shpëtuar. Familjet e evakuuara u akomoduan në konviktin e shkollës mjekësore.
Në orën 20:00 në institucionin e prefektit të qarkut Vlorë u mblodh shtabi i emergjencave.
"Ju kërkojmë ndjesë banorëve pasi me natyrë nuk bëjmë dot garë, por të paktën në jemi në eficencë të plotë me ato kapacitete që kemi të menaxhojmë situatën" tha kryebashkiaku Ermal Dredha duke prezantuar situatën e vështirë.
Në lagjen Karabash, dyert e banesave ishin dëmtuar, ndërsa rrugët ishin bllokuar nga inertet dhe balta.
‘Shira të rrëmbyeshëm e të paparashikuar me një intensitet kaq të lartë dhe brenda një harku kohor shumë të shkurtër.Janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.Janë marrë masa për furnizim të tyre me ushqim e ujë të pijshëm e veshje" sqaroi Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente
Edhe në lagjen "Albano e Romina" prezenca e ujit ishte e madhe.
Nga ana e saj Ministria e Mbrojtjes sqaroi se nuk parashikoheshin reshje të tjera me intensitet të madh gjatë orëve në vijim. Bashkia vijoi pastrimin e qytetit, ndërsa nesër me lindjen e diellit do të dalin në pah dhe pasojat si dhe do të nisë puna për bërë një bilanc për dëmet e shkaktuara.
Edhe në Fier dhe Lushnje e Korçë raportuan të kishin probleme me përmbytje por jo kaq problematike sa në Vlorë.
Ndiqni lajmet ne zhvillim
Reshjet e shiut me intensitet të lartë të rëna gjatë pasdites së sotme, në Vlorë kanë shkaktuar edhe rëshqitje të dherave në Bypassin e Vlorës.
Sipas informacioneve të Report Tv, mësohet se është bllokuar një pjesë e rrugës në Orikum si edhe rruga për në Radhimë.
Si pasojë mjetet janë bllokuar dhe nuk mund të qarkullojnë në këto rrugë.
Situata në qytetin e Vlorës, ku në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu tashmë është drejt normalizimit. Pas reshjeve të dendura në pjesën e dytë të ditës së sotme, intensiteti i reshjeve ka rënë dhe, si pasojë, edhe uji është tërhequr.
Ndërkohë, Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente bënë me dije se në Vlorë janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.
"Është mbledhur komisioni i Mbrojtjes Civile, në Prefekturën Vlorë ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, u diskutua për problematikat nga shirat me intensitet kaq të lartë që kanë bërë që përrenjt të dalin nga shtratit dhe të bllokojnë kanalet dhe pusetat.
Janë marr masa që të bëhet furnizimi i pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit, që kanë të mundur që të largohet uji nga qyteti", tha ai.
Ministria e Mbrojtjes, bënë me dije se dërgoi në qytetin e Vlorës 28 forca, 8 mjete me kalueshmëri të lartë, 2 motopompa për heqjen e ujit, 1 gomone dhe 5 mjete transporti.
Sipas Ministrisë, nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim.
Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rëndë në qytetin e Vlorës, duke nxjerrë në pah dëme të konsiderueshme në disa lagje.
Në lagjen Karabash, dyert e banesave janë dëmtuar, ndërsa rrugët janë bllokuar nga inertet dhe balta, duke vështirësuar qarkullimin automjeteve dhe banorëve, gjithashtu qyteti prej disa orësh nuk ka dhe energji elektrike.
Përmbytjet sot në Vlorë për shkak të reshjeve të dendura kanë bllokuar masivisht qarkullimin e automjeteve në të gjithë qytetin.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili duken makina në hyrje të autostradës teksa kanë ngecur në ujë dhe disa prej tyre për pak sa nuk janë kthyer përmbys nga dendësia e ujit.
Moti i keq me reshje shiu gjatë mbrëmjes, ka bërë që disa nga rrugët kryesore të qytetit të Pogradecit të jenë nën pushtetin e ujit.
Në terren ndodhen punonjës të shërbimeve publike dhe të policisë bashkiake të Pogradecit, të cilët po bëjnë të mundur normalizimin e situatës.
Deri më tani nuk raportohen problematika si dëme në banesa apo subjekte edhe pse ka pasur prurje të mëdha uji.
Ndërkohë, aksi nacional Korçë-Pogradec më konkretisht në Qafë Plloçë dhe aksi nacional Pogradec- Qafë Thanë është pushtuar nga mjegulla.
Për drejtuesit e mjeteve bëhet thirrje të ulin shpejtësinë dhe të reduktojnë lëvizjet. Ndërkohë, në akset nacionale ka prezencë të shtuar të policisë.
Është mbledhur në institucionin e prefektit të qarkut Vlorë shtabi i emergjencave, ndërsa nuk ishte i pranishëm prefekti Koço. Takimi është drejtuar nga kreu i zyrës së emergjencave në prefekturë Robert Skëndaj.
I pranishëm kryebashkiaku Ermal Dredha bëri një prezantim të situatës së vështirë.
"Ju kërkojmë ndjesë banorëve pasi me natyrë nuk bëjmë dot garë, por të paktën në jemi në eficencë të plotë me ato kapacitete që kemi të menaxhojmë situatën
Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, ndërsa u shprehën se hidrovori ishte në funksion.Përveç prurjeve shkak i përmbytjeve edhe dalja e ujërave nga kanali i ujërave të larta,u tha në takim.
Qyteti i Pogradeci dhe disa fshatra përreth janë përfshirë nga errësira totale mbrëmjen e sotme.
Situata u kthye në normalitet pas 15 minutash, pas ndërhyrjes së grupit të punës për të rilidhur linjën. Duket se shkak kanë qenë shkarkesat elektrike (rrufetë).
Sipas informacioneve të Report Tv, bëhet me dije se ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 KV e OST.
Prej orës 15 të ditës së sotme dhe në vijim reshjet e dendura te shiut që kanë rënë në qytetin e Vlorës kanë sjellë dhe përmbytje në të gjithë qytetin. Në një prononcim për mediat kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha e quajti situatën e vështirë ndërsa mbi 30 familje janë evakuar deri tani.
"Situata vijon të mbetet jo ajo që duam. Kjo për shkak të prurjeve të reshjeve që ishin shumë të dendura. Zgjati për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim që shkakoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujrave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit. Jemi munduar me të gjitha mjetet e njerëzit që kemi në dispozicion jemi në terren për të menaxhuar situatën por situata ka qenë realisht alarmante. Edhe këtu ku jemi kemi kanalin nga bishti i Kalldrëmit që është bllokuar në një nga nyjet e veta. Do të punojmë të hapet me skrep për të kaluar uji' tha Dredha.
Ka biznese të përmbytura?
"Ka shumë pasi janë disa lagje që janë afektuar. Ka pasur përmbytje edhe në banesa. Deri para gjysmë ore ishin mbi 30 familje që janë evakuar por ka dhe më shumë. Kemi vënë në dispozicion konviktet tek shkolla mjekësore. Ka ende kërkesa nëpër lagje që duan të ndërhyjmë.
Gjithë skrepat dhe kompanitë që merren me ndërtim janë vënë në dispozicion për të na ndihmuar. Hidrovori ka qenë në punë, por në atë prurje reshje ka qenë mbi nivelin e detit për një kohë të gjatë dhe ishte e pamundur të tërhiqte në sasinë e duhur. Shpresojmë që reshjet të mos jenë në intensitetin e dy orëve më përpara" tha Dredha.
Vlora është përmbytur nga reshjet me intensitet të lartë të reshjeve të shiut gjatë pasdites së sotme.
Rrugët janë të mbuluara nga uji, ndërsa uji ka hyrë edhe në disa biznese e banesa duke shkaktuar përmbytje dhe dëme.
Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihet se një grua është marr para nga uji i cili vërshon në rrugët e qytetit
Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme.
Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.
Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut
"Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim, shkruan ministri Vengu në postimin e tij në facebook.
Vlora si asnjëherë tjetër po përballet me përmbytje nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin pasditen e sotme por dhe me çarjen e kanalit të ujrave të larta.
Report tv sjell pamjet e lagjes ‘29 Nëntori’ ku ndodhet dhe biblioteka e qytetit ku ujrat kanë arritur gati 50 centimetra dhe kanë përmbytur stola e makina.
Vlora si asnjëherë tjetër po përballet me përmbytje nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin pasditen e sotme por dhe me çarjen e kanalit të ujrave të larta.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell videon ku garazhet e pallateve në Lungomare janë përmbytur nga uji.
Një pemë është rrëzuar në zonën e ish-bllokut në Tiranë pasditen e sotme, si pasojë e lagështirës nga moti i keq me reshje.
Pema e cila mësohet se është mbjell rreth viteve ’70, ka zënë të gjithë rrugën, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Si asnjëherë më parë i gjithë qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës.
Në rrugën ‘Albano dhe Romina’ dëmet janë të mëdha. Janë përmbytur biznese dhe banesa. Edhe makinat janë të mbytura në ujë.
Forcat e zjarrfikëses ndërhynë në një farmaci për të ndihmuar një grua e cila kishte mbetur e bllokuar. Ndërkohë kanë mundur ti vijnë në ndihmë dhe një personi që ishte bllokuar nga uji në makinë
Kryetari i Bashkisë së Vlorës bëri të ditur se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.
Është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit.
Rrugët e qytetit të Lushnjes pas reshjeve të dendura të shiut të rëna këtë mesditë kanë pasur prezencë uji në sipërfaqe.
Stuhia me reshje të intensitetit të lartë dhe me erëra të forta nuk ka krijuar probleme të theksuara deri për momentin kur vijojnë të bien reshje.
Si pasojë e këtyre reshjeve disa rrugë në qytet kanë pasur prezencë uji me disa centimetra. Këto janë reshjet e para të këtyre përmasave pas disa muajsh thatësire të theksuar.
Qarkullimi në qytet ka qënë i rënduar për shkak të prezencës së ujit në disa akse, sidomos në ato kryesore si bulevardi kryesor dhe disa segmente të tjera.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dhjetëra mjete janë dëmtuar, pasi kanë djegur motor, kryesisht mjetet me benzinë.
Reshjet e dendura të shiut në Vlorë kanë pushtuar rrugët e qytetit ditën e sotme, duke krijuar një nivel shumë të lartë të ujit që ka hyrë edhe në banesa.
Nga ana tjetër është pamundësuar edhe lëvizja e lirshme e automjeteve.
Sakaq, uji ka hyrë edhe në bibliotekën e qytetit. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili duket biblioteka e pushtuar nga uji.
Lagje të tëra të Vlorës janë nën ujë, niveli i të cilit, në disa zona ka shkuar deri në brez të qytetarëve. Në një video një çift me një fëmijë në mes përpiqen të lëvizin ndërsa uji u ka arritur deri në brez.
Reshjet e dendura të shiut kanë pushtuar Vlorën ditën e sotme. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, shirat e dendur kanë krijuar probleme për banorët.
Në disa shtëpi private uji ka hyrë brenda duke krijuar dëme jo të vogla për qytetarët e Vlorës.
Një situatë e tillë në qytetin bregdetar kishte kohë që nuk ishte parë.
Që nga mesdita e sotme edhe Fieri është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, të cilat nuk janë shoqëruar me probleme si në qytet, ashtu edhe në fshatra.
Sipas informacioneve të Report Tv, moti i keq nuk ka shkaktuar as përmbytje të rrugëve, as shkarje dherash dhe as ndërprerje të enëegjise elektrike.
Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa tokat kanë ujëra sipërfaqësore por, po largohen nëpërmjet kanaleve kulluese, ndërkohë që hidrovorët në Darzezë e Seman janë në punë me kapacitet të plotë.
Edhe pse reshjet e shiut kanë zgjatur për më shumë se 1 orë në rrugët kryesore brenda qytetit mjetet qarkullojnë lirshëm dhe pa probleme, ndërsa më problematike ngelen rrugët hyrëse për në qytet.
Përmbytje në Vlorë për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së sotme.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili duket që përmbytja merr përpara karriget dhe tavolinat e një lokali, së bashku me çadrat e bar-it.
Raportohet se uji ka hyrë edhe në disa prej shtëpiave
Reshjet e dendura të shiut të nisura as mesditës kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Në një video të mbërritur në redaksinë e Shqiptarja.com duket rruga e përmbytur e tëra dhe makinat që ecin në mes të ujit si të ishin varka. Video nga gazetari Armand Xhelili.
DREDHA DHE SHPURA E TIJ,,,NUK E KANE MENDJEN TE PASTROJNE KANALET,,DHE NE PERGJITHESI RRUGET ME MAKINA ME FSHESA,,,,TE VENDOSIN TUBA TE RINJ ME TE GJERE,PER KULLIMIN E UJIT,,,POR E KANE MENDJEN TE VJEDHIN ME NDONJE TENDER,,,,PO ASHTU BASHKIA DUHET TE MARRE NISMA ME TABELA KU TE NDERGJEGJESOHEN QYTETARET QE TE MOS HIDHET ASGJE NE TOKE....
PërgjigjuVLORA, VLORA,,SHIKOJENI VLOREN DJEMA SHIKOJENI....,,.O MOJ VLORE ,,,EEEEEEEEEEE.......
PërgjigjuRama ka ngritur nje shtet fasade. Asgje nuk funksionon. Votoni per parti te reja njerez, jo per hajdutet e PS e PD.
PërgjigjuOsht ajo Mara qe e vetmja fol drejte,permytet evropa e bota te gjithe japin nji dore e nuk nihen,ktu ke ne fajin shteti,po kina mdertu nga 30 vjet ku kena gjet ven pa asnji lloj rregulli e sot fajin e ka shteti?ENVER HOXHES duhet te pakten me i vu bustin ku ishte!
PërgjigjuKomentuesa idiot. Nuk shikoni qe eshte stine rreshjesh dhe furtunash kudo ne rajon dhe ne bote? Shume mire eshte punuar deri me tani nqs e krahasojme me vende te tjera qe ka pasur edhe humje jete. Vlora edhe nqs do te kete 100% infrastrukture te rregullt do te kete permbytje kur ka rreshje te shumta, sepse eshte vete territori gjeografik ku ndodhet qe e ka bere Vloren te permbytet shpesh.
PërgjigjuSi pd dhe ps apo keta legenat e tjere qe kane qeverisur vendin keto 34 vjet jane rq pa asnje lloj diferencimi prandaj nese doni ndonje ndryshim votoni per ata te rinjte qe nuk kane lidhje me keta dhe qe nuk kane qene kurre ne asnje qeveri
PërgjigjuAta të rinjtë e thinjur
He PS, ça behet? Nuk arrini te siguroni kushtet elementare te nje qyteti qe e keni bastion tash 34 vjet?? E thoni per Shkodren që e ka lene PD-ja te prapambetur, "kurse ne do ta bëjmë te zhvilluar si kurre me pare". Broçkulla pa kufi!!! Shihni veten njehere, propagandista, hajduta!
PërgjigjuMe natyren jo sben dot gare po me kanalizet cope cope qe ka vlora ben
PërgjigjuI lejuan te pangopurit te ndertojne vend e pa vend dhe me ca ore shi keto jane pasojat...Sado leke te keni,te pangopur do ikni nga kjo bote qe mos u ngopshit...
PërgjigjuShtet i falimentum. Kjo ashte pasoja, tu nurtu ven e pa ven
PërgjigjuPo normale do mbytet o i pa afte,ngele ne instagram gjithe beharin duke mbledhur nje kanace ketu e nje atje me doreza se je djale doktori. Se harova dhe perzevativet nga plazhi vjetere,te mbaruar politikisht dhe moralisht,te fala shoqes tende Adit????
PërgjigjuPse Adin e ka shoqe? Shoqe prej verteti?
Shpejt te kutitë e votimit, 90% herën tjetër nënës parti.
PërgjigjuNuk e kapin dot Kamzen dhe Voren me 70%.
Dredha dridhe. Je i paafte. fatkeqsia vazhdon ne Vlore. ske pastruar kanalet. jeton kot
PërgjigjuNjerezit te blejne sigurime per shtepite per tu mbrojt nga fatkeqesi te natyres si ne gjithe boten. Bie shi per 3 ore sa per gjithe vitin dhe kanalizimet nuk mbajne. Nuk ka ndodhur kurre me pare kjo gje. Neser ne mengjes nuk do ket me pik uji neper rruge qe tregon qe kanalizimet punojne thjesht nuk e perballojn dot. Faji i bashkise eshte qe nuk dha alarmin sot qe njerezit ti linin makinat pasi ishte bere e ditur qe dje qe Vlora ishte ne rrezik te larte. Ju kancoregjenet me celular kete muhabet keni sa her bie shi filloni beni histerikun per klikime.
Po si del e thua, me ato mundesi qe kemi?? Njerezit bejne investimet e jetes ne banesa, makina, garazhe dhe ky rrk thote me keto mundesi qe kemi. Asnjehere nuk eshte investuar gjekundi ne vlore per kanale apo rruge te hajrit me standarde. Nje jete po kalon dhe kryqezimi tek albano dhe romina akoma permbytet. Ca i thua ti kesaj? Debil.
Cili kanal nuk eshte pastruar o bole?
Rrumpalle.. është car kanali thot. Nuk thot që çdo gjë është pa cilësi
PërgjigjuEshte çare truri jot kryetar qe i ke rruget e Vlores skandal.Na u prishen makinat.Turp kush te vuri ty kryetar
PërgjigjuHajde 3000€ m vlora turistike dimer vere
PërgjigjuO Mara, e gjithëditura e Ramës. Nuk është përmbytur Italia nëpër lagje nga shiu moj patronazhiste por dalin lumenjtë nga shtrati. E kupton dot ndryshimin? Mos i sha dhe mos I mallko njerëzit për politik se boll fatkeqësi i keni sjellë Shqipërisë këto 10 vite.
O pk po sa mm shi ra ne itali i lexon lajmet ???? Ik ha na nje cope sufllaqe patronazhist
O injorante qe komentoni kot , ketu ne Itali u bene permbytje te media dhe humben njerez , populli italian u ngriten per te ndihmuar çdo familje ne rezik , per te shpetuar jete njerezish nga katastrfa , ju beni palle duke share pika qe sju bie .Zoti Marte hak per persona me zemer te vogel si puna juaj .