Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive të shiut , situata në territorin e qytetit është përmirësuar plotësisht.
Në akset kryesore të qytetit nuk ka më prezencë uji, ndërkohë që tashmë po punohet në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit.
“Nga momenti i parë, të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër kanë qenë në gatishmëri për këtë situatë, e cila u menaxhua në kohë rekord nga punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Emergjencave Civile të Bashkisë, Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit, Forcave Zjarrfikëse dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër” shkruan kryebashkiaku Benet Beci në një postim në facebook.
Lajmi kryesor:
Shkodra, 3 orë nën pushtetin e shiut me erë të fortë! Nën ujë pedonalja e sheshet kryesore (FOTO+VIDEO)
S.G/I.M/ReportTv.al