Politikë

Retorika ndaj opozitës/ Rama për Report Tv: Kush i ka problem memet mos t’i shohë! Aleanca për Shqipërinë Madhështore, grumbullim i mbetjeve politike

11 Prill, 14:43| Përditesimi: 11 Prill, 14:48

  • Share

 

Grumbullim mbetjesh politike i quan kryesocialsiti Edi Rama kundërshtarët e tij politikë. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Rama thotë se kush i ka problem memet mos t’i shohë, ndërsa thekson se PD është thjesht një kënetë dhe jo ajo që ka qenë dikur.

“Kush ka problem memet të mos i shohë, kush mendon që jeta politike duhet të jetë një jetë vetëm me vetulla të ngrysura dhe nuk ka vend për të qeshur e ka gabim. Dhe e fundit fare kush flet për denigrim, gabon. Se këtu nuk bëhet fjalë për denigrim, denigrim janë sulmet me libër shpie dhe akuzat monstruoze, por nuk janë konstatimet lidhur me faktin që ajo çka ishte diku PD sot është një kënetë e madhe dhe ajo aleanca për Shqipërinë Madhështore është grumbullim i mbetjeve politike në një kënetë. Ky është konstatim”, thotë Rama.


Lajmi kryesor:

Rama intervistë për Report Tv: PD kënetë, më 11 maj humbin edhe më keq! LaCivita turist që s’e di sa ka kushtuar! Asnjë retorikë të ashpër me SPAK, por kritika (VIDEO)


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?