Qytetarët e revoltuar në Maqedoninë e Veriut kanë shkatërruar një nga baret nën pronësinë e të njëjtit person që zotëronte edhe diskotekën “Puls” ku humbën jetën 59 persona.
Pas tragjedisë së ndodhur një ditë më parë, qytetarët u mblodhën këtë të hënë në qendër të Koçanit për të nderuar viktimat, por edhe për të kërkuar drejtësi.
Protesta e tyre nisi në mënyrë paqësore, në vijim ata u drejtuan drejt bashkisë së qytetit ku kanë goditur me vezë dhe me gurë godinën.
Më pas një grup njerëzish shkuan në rrugën Dimitra Vlahovića dhe shkatërruan një ndërtesë në pronësi të një DJ, i njëjti person që ka në pronësi edhe “diskon e vdekjes”, ku humbën jetën 59 persona.
Qytetarët fillimisht kanë gjuajtur me gurë kafenenë, e më pas kanë goditur gjithçka që u ka dalë para. Ajo që bën përshtypje, është se ndonëse policia ishte e pranishme, nuk ka ndërhyrë.
Lajmi kryesor:
Tragjedia me 59 viktima/ Maqedonia e Veriut në zi, qytetarët në protestë! Arrestohet ish ministri shqiptar i Ekonomisë dha licencën e falsifikuar! Jep dorëheqjen kryetari i Koçanit
A.Q/ReportTv.al