Maqedoni e Veriut- Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është arrestuar dhe vendosur në paraburgim pasi dyshohet se Ministria që ai drejtonte ka lëshuar licencën e falsifikuar për funksionimin e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia që i mori jetën 59 personave.
Ndërkohë gjatë ditës qytetarët në Koçan kanë protestuar duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në klubin e natës “Puls” në Koçan. Ata kanë goditur me gurë godinën e komunës si dhe kanë dëmtuar një tjetër lokal të pronarit të klubit. Ata kërkojnë të mbahet përgjegjësi për jetët e humbura.
Gjatë ditës edhe kreu i komunës së Koçanit Lupço Papazov dha dorëheqjen
“Në këto momente më të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe!”, tha ai.
Papazov thotë në deklaratën e tij se dorëhiqet edhe pse sipas ligjit ai nuk ka patur kompetenca për masa sigurie në raport me ngjarjen, ndërsa ben thirrje për hetimin e plotë të ngjarjes.
Zv Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti tha në Report TV se organet kanë nisur një aksion të imtësishëm ndaj klubeve të natës.
Mexhiti flet për një system të kalbur ndërsa se klubi I natës PULSE ku ndodhi tragjedia vepronte jahstë kushteve të duhura me një licencë të falsifikuar. Si pjesë të përgjegjësive të përmbushura Mexhiti thotë se qeveria ka cuar në polici 20 persona përgjegjës mes të cilëve edh eish ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ish sekretaren e përgjithshme të kësaj ministrie Razmina Çekic e cila dyshohet se ka falsifikuar licencën e këtij lokali.
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski shpjegoi në një deklaratë për mediat se janë 22 persona të dyshuar për ngjarjen 15 prej të cilëve janë të arrestuar. Ai tha se u mor në pyetje një nga anëtarët e grupit DNK që luante muzikë natën e së shtunës. Sipas ministrit kanë qenë ata të cilat kan future në klubin e natës fishekzjarret që u bënë shkak për zjarrin vdekjeprurës. Ai tha personi përgjegjës që duhet të merrej me piroteknikën ka ndërruar jetë. Për personat e çuar në polici, gjykata pritet të japë masat e sigurisë ndërsa ata janë marrë në pyetje.
Ndërkohë sa i takon bilancit të tragjedisë, 59 persona janë tashmë të konfirmuara se kanë ndërruar jetë. Për ta pritet bërja e autopsisë. Mbi 155 të tjerë janë plagosur dhe po marrin nidhmë nëpër spitalet e maqedonisë së veriut, bullgarisë turqisë dhe greqisë, ndërsa sipas Minsitrisë së shëndetësisë 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Brenda klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ishin sipas autoriteteve rreth 500 persona.
Tragjedia e rëndë në diskotekën “PULS” në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 të tjerë mbetën të plagosur, po shpalos dimensione të reja teksa hetimet për ngjarjen vijojnë me intensitet.
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ndaluar dhe është vendosur në paraburgim me pranga, pasi dyshohet se Ministria që ai drejtonte ka lëshuar një licencë të falsifikuar për funksionimin e lokalit ku ndodhi tragjedia.
Prokurori i çështjes, Kocevski, ka paraqitur kërkesën për ndalimin e Bekteshit, ndërkohë që reagimet politike nuk kanë munguar. BDI dhe LSDM theksojnë se rasti nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime politike, por të kryhet një hetim i plotë ndaj të gjitha institucioneve që mund të jenë të përfshira.
Ndërkohë, qytetarët kanë reaguar me protesta në Koçan, duke kërkuar drejtësi për viktimat. Një tjetër protestë është paralajmëruar për nesër në orën 18:00 në qendër të Shkupit.
Qytetarët e revoltuar në Maqedoninë e Veriut kanë shkatërruar një nga baret nën pronësinë e të njëjtit person që zotëronte edhe diskotekën “Puls” ku humbën jetën 59 persona.
Pas tragjedisë së ndodhur një ditë më parë, qytetarët u mblodhën këtë të hënë në qendër të Koçanit për të nderuar viktimat, por edhe për të kërkuar drejtësi.
Protesta e tyre nisi në mënyrë paqësore, në vijim ata u drejtuan drejt bashkisë së qytetit ku kanë goditur me vezë dhe me gurë godinën.
Më pas një grup njerëzish shkuan në rrugën Dimitra Vlahovića dhe shkatërruan një ndërtesë në pronësi të një DJ, i njëjti person që ka në pronësi edhe “diskon e vdekjes”, ku humbën jetën 59 persona.
Qytetarët fillimisht kanë gjuajtur me gurë kafenenë, e më pas kanë goditur gjithçka që u ka dalë para. Ajo që bën përshtypje, është se ndonëse policia ishte e pranishme, nuk ka ndërhyrë.
MAQEDONI E VERIUT-Protesta e sotme përpara Komunës së Koçanit ka kaluar në tensione. E organizuar nga një grup qytetarësh si një shenjë revolte për tragjedinë, ku mbetën të vdekur 59 viktima, ata kanë goditur me gurë dhe vezë mbi godinën.
Protestuesit kërkojnë sqarime dhe përgjigje për tragjedinë e cila mori 59 jetë njerëzish. Qytetarët kanë thirrur ndaj kryetarit dhe punonjësve të administratës “Vrasës, dilni jashtë”.
Në protestë janë edhe disa nga prindërit e fëmijëve që ishin midis 59 personave që humbën në diskotekën që kaploi zjarri.
“I kemi humbur të afërmit, nuk do ta humbim drejtësinë”, thonë ndër të ata.
Foto: Blagojço Georgiev
Blagojço Georgiev, ish-përgjegjës për sigurinë e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë një intervistë për mediat, ku ka fajësuar pronarët e diskotekës për shumë parregullsi.
Ai tha se gjatë periudhës që është marrë me sigurinë e klubit, ka vërejtur një sërë problematikash. Sipas tij, izolimi në klub është bërë nga materiale të lira dhe leja e funksionimit ka qenë e dyshimtë.
“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, nuk ka gjë të tillë, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin!
Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Më akuzojnë 60 familje, 30 persona në spital!” ka thënë Georgiev, mes lotësh, duke shtuar se ndihej i dëshpëruar për atë që kishte ndodhur, sipas Index.hr.
Georgiev tha se e ka paralajmëruar pronarin për praninë e të miturve në diskotekë. Ai shton se pronari nuk e mori seriozisht këtë problem. “I thashë po vijnë fëmijë 15 vjeç, dhe ai më thoshte le t’i lënë për lekët që ne t’i fitojmë.
"Kush e ka dhënë lejen për atë vrimë të një diskotekaje, kush i ka bërë kontrollimet? Unë personalisht kam raportuar se ka pasur një tufë të mitur brenda dhe në fund më rezulton se unë jam problemi. Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.
Foto: Qytetarët në Koçan
Me pankarta në duar ku shkruhet “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, qytetarët kanë nisur tashmë protestën e paralajmëruar pas vdekjes tragjike të 59 të rinjve.
Alsat.mk raporton se në këtë protestë po kërkohet edhe dorëheqje kolektive të të gjithë bartësve të institucioneve.
Foto: Igor Velkov, Sara Projkovska dhe Martin Atanasovski
Kanë ndërruar jetë edhe 2 anëtarët e tjerë të grupit DNK që performonin natën e tragjedisë.
Sipas mediave në vend pas konfirmimit se këngëtarja e grupit DNK ka humbur jetën, numri i anëtarëve të këtij grupi ka shkuar në 6, ndërsa një ditë më parë ishin konfirmuar si viktima të ngjarjes edhe vokalistja e dytë Sara Projkovska, beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov si dhe Igor Velkov inxhinieri i zërit i grupit.
Fillimisht u raportua se bateristi Gorgi Gorgiev dhe tastieristi Filip Stevanovski, i cili gjithashtu ishte profesor në Qendrën Shtetërore të Shkollës së Muzikës (DMUC) Sergej Mihailov - Shtip, ndërruan jetë nga zjarri. Pas kësaj u lajmërua se kishte ndërruar jetë edhe fotografi i grupit, Aleksandar Efremov, ndërsa më vonë u konfirmua se këngëtari Andrej Gjorgjieski kishte vdekur duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët nga zjarri.
Fakulteti i Artit Muzikor në Shkup e konfirmoi lajmin se nga zjarri në një diskotekë në Koçan ka humbur jetën edhe Sara Projkovska, e cila ishte mbështetëse e grupit “DNK”, por edhe profesoreshë në fakultetin e lartpërmendur. Familja e Andrejt konfirmoi për portalin "Telma" se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarë të tjerë të grupit – beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov.
Foto: Ambulancë në Maqedoni të Veriut
Ka ndërruar jetë shoferi i ambulancës, Ile Gocevski, i cili ishte në shërbim e emergjencës duke iu ardhur në ndihmë të plagosurve nga zjarri që përfshiu klubin e natës në Koçan.
Mediat në Maqedoninë e Veriut, raportojnë se Gocevski ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (17 mars).
Shumë prej të plagosurve janë dërguar edhe jashtë vendit, mes tyre Bullgari e Turqi për tu kuruar.
Foto: Flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe i Bullgarisë
Bullgaria ka shpallur 18 marsin ditë zie për tragjedinë në Koçan.
“Qeveria do të vendosë që nesër të jetë ditë zie si shprehje solidariteti me fqinjin tonë të ngushtë në Ballkan”. Këtu nuk ka politikë, vetëm dhembshuri dhe ndjeshmëri”, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, teksa shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.
Më tej Zheljazkov ka nënvizuar se Bullgaria është në gaditshmëri për të trajtuar të lënduarit.
“Në spitalet tona në Sofje, Plovdiv dhe Varna aktualisht ndodhen 14 shtetas të RMV-së. Shpresoj që organizata që kemi krijuar do të vlerësohet, por nuk është koha të përpiqemi të theksojmë rolin tonë, sepse në momente të tilla është e rëndësishme të tregojmë solidaritet në kohë, jemi të gatshëm të pranojmë më shumë njerëz, por kjo do të varet nga kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut, ne jemi në kontakt ekzistues”, tha Zheljazkov, duke shtuar se janë krijuar kushte edhe për familjarët e viktimave në Bullgari.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë ka informuar se 14 të plagosurit që po trajtohen janë në gjendje të rëndë. Pacientët variojnë nga mosha 15 deri 31 vjeç.
Pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetë 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, qytetarët të pikëlluar dhe të heshtur kanë ndezur qirinj pranë fotografive të të rinjve.
Foto: Diskoteka 'Pulse' ku ra zjarri
Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme nga detyra pas aksidentit tragjik në Koçan ku humbën jetën 59 persona.
“Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes. Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e ka lënë në errësirë Koçanin dhe Maqedoninë, dhe boshllëku që ka mbetur është i padurueshëm”, ka shkruar Papazov në Facebook.
Ai kërkon nga institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke shtuar se është plotësisht në dispozicion të institucioneve.
Pas zjarrit që ra në klubin e natës ‘Pulse’ një ditë më parë në Koçan, ku vdiqën 59 të rinj qytetarët kanë paralajmëruar protestë për jetët e humbura.
Sipas një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale protesta do të mbahet në orën 13:00 në parkun e qytetit në Koçan.
Sipas këtij njoftimi thuhet se qëllimi i kësaj proteste është edhe për të 'luftuar' këtë sistem i cili nuk ofron siguri dhe mirëqënie.
“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në një postim në faqen Koçani (Zëri i Koçanit) në Facebook.
Komente
