Të ndodhur në një gjendje të fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, i pyetur se nëse duhet përdorur për rezerva valutore e shtetit shqiptar për përballimin e krizës, ish-Ministri i Financave Arben Malaj është shprehur se kjo rezervë është krijuar për tu përdorur në situata më kritike sesa kjo.
“Mbështetur nga përvoja, rezerva valutore e shtetit që mbahet në emër të qeverisë në Bankën Qëndrore përdoret për kriza më kritike sesa kjo. Zakonisht ajo shprehet jo vëtëm në lekë, por me ato të ardhura që kemi. Pra, për sa kohë mund të importojmë ne produkte në mënyrë që tmos ta lëmë ekonominë apo popullatën në një krizë humanitare.
Rezerva valutore e shtetit duhet të shkojë deri në 3 muaj, por rezerva valutore e shtetit shqiptar është edhe më e fortë dhe mund të mbajë deri në 4 muaj ose pak më tepër marrjen e importeve.
Unë nga përvoja shpresoj shumë që nuk do të kemi kurrë nevojë të përdorim rezervën valutore për krizën ushqimore. Edhe në krizën e rëndë të ’97, gjatë diskutimeve të mija me BE për mënyrën se rimëkëmbjes, hapjes së vendeve të punës na thoshin që krijoni programin na i tregoni sa bindës jeni sepse ushqimet ua sjellim ne...”, është shprehur ndër të tjera Malaj.
Lajmi kryesor: