Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se rezoluta e PS-së për anti-korrupsionin ka për qëllim që të ndërhyhet në Reformën e Drejtësisë përmes një Komisioni Parlamentar. Alibeaj ngriti akuza duke u shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon që të godasë sistemin e drejtësisë duke përfshirë Kuvendin.
Alibeaj tha se propozimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm është bërë nga kryeministri më i korruptuar i qeverisë, që sot është objekt i hetimit të SPAK e GJKKO.
'Përshembull në pikën 7 të rezolutës thuhet se “palët angazhohen të garantojnë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj, rritjen e efiçencës së sistemit të drejtësisë, fuqizimin e pavarësisë dhe paanësisë së pushtetit gjyqësor. Nxitjen e cilësisë së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogari dhënies e transparencës”. Me fjalë të tjera, kushdo kupton synimi i deklaruar tashmë aspakt i fshehur është, të ndërhyet në Reformën në Drejtësi. Të ndërhyhet nëpërmjet Parlamentit në korpusin legjislativ edhe strukturor të sistemit të drejtësisë. Nuk e fshehin në aspak, teksa në pikën 8 të rezolutës e thonë që për këtë synim duam të përdorim këtë mjet: “ngritja e një komisioni të posaçëm parlamentar, madje dhe të përhershëm që do të ketë si target të vet mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, anti-korrupsionin, hartimin e një plani kombëtar veprimi”. Kjo është ajo se çfarë dje është thënë dhe që ndoshta në sytë e publikut nuk është bërë aq e perceptueshme. Tani disa pyetje dalin të logjikshme, të thjeshta lidhur me këtë përmbajtje të kësaj rezolute, që është në fakt një veprim politik.
Pyetja e parë është, kush? Kush e ka propozuar? Dhe të gjithë njerëzit e kuptojnë dhe publiku e kupton që është propozuar nga kryeministri më i korruptuar, i qeverisë më të korruptuar të këtij shteti që sot është objekti i hetimit të SPAK dhe GJKKO. Dhe këtu e shihni dhe besoj kushdo e kupton absurdin e madh, diferencën e madhe, përplasjen e madhe etiko, morale, politike po të doni ju. I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Si do ta bëjë? – duke përfshirë në këtë rast edhe Kuvendin. Me një nismë politike e cila siç e thash më sipër e shkruar në rezolutë, kërkon, synon të godas sistemin e drejtësisë. Dhe kjo është pyetja e parë, dhe pyetja e parë që unë besoj rrëzon të gjithë sinqeritetin, nevojën e kësaj projektrrezolute.'- tha Alibeaj.
Sipas Alibeajt, SPAK po ecën me hapa të vegjël por të sigurt dhe po shkon drejt kryeministrit të korruptuar. Alibeaj tha se nëse do të ngrihet një komision i Posaçëm, PD nuk do të jetë pjesë.
‘Celula jashtë syrit të publikut jashtë transparencës që nuk prodhojnë asgjë nuk bëhemi pjesë! Deri tani jemi në fazën e angazhimit se por rezolutë është, nga synimet e deklaruara, një komision që do të korrigjojë ligjet e reformës në drejtësi? JO. Çfarë janë miratuar ndryshime kushtetuese, 7 ligje, edhe në 2017 ku PD nuk mori pjesë për shkak se Rama dhe Meta nuk donin, gjetën zgjidhjen për ta bërë në mënyrë të njëanshme ne s’duhet ti ndryshojmë.
Koha ka treguar që institucionet po funksionojnë, SPAK po funksionon s’ka nevojë ta ndryshojmë, i duhet kohë. Çdo ndërhyrje jo e sinqertë politike, se vetëm Rama s’ka shkuar, të tjerët e kanë bërë nga një xhiro, është sinjal për ti thënë SPAK-ut, ndalu se ne jemi këtu të pengojmë.’- tha Alibeaj.
Një bashkim të forcave politike, parlamentare ose jo, për reformat kërkon Partia Socialiste teksa i shtrin dorën për bashkëpunim në një komision të posaçëm parlamentar të gjithë opozitës. Rama e quajti një zonë pa sharje politike ku punohet për reformat. Kryeministri tha se SPAK nuk preket, ndërsa ambicien pas gjithë kësaj pune e lidhe me Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian në 2030.
Gazment Bardhi nuk dha një përgjigje nëse do të pranojnë ftesën e Ramës për t’iu bashkuar komisionit të posaçëm parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
I pyetur nga gazetarët, Bardhi e la evaziv qëndrimin e Rithemelimit, duke thënë se mbështesin çdo nismë për integrimin e vendit në BE, por nuk i përgjigjet asnjë ftese publike pa u futur në procedura parlamentare kyy propozim i mazhorancës.
“Nuk i përgjigjem asnjë ftese. Kur kjo çështje të jetë çështje e Kuvendit, do keni edhe qëndrimin e grupit të PD. S ai takon qëndrimit të tij për axhendën europiane të Shqipërisë, përgjigja ime ishte ajo sa bëra me dije. Kur të jetë pjesë e axhendës së parlamentit do keni përgjigjen. Ne nuk e dimë ca është komisioni i posaçëm, s’mund të përgjigjem për një gjë që nuk është në procedura parlamentare.
Duhet të shikojmë objektin e këtij komisioni, nuk mund të hamendësoj se çfarë do jetë detyra e këtij komisioni. Preferova të mos kem një koment. Qëndrimi ynë është që mbështesim çdo çështje që lidhet me integrimin euriopian të vendit”, tha Bardhi.
TIRANE- Partia Socialiste njoftoi se do të ndërmarrë një cikël të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Një projekt rezolutë e paraqitur dje parashikohet ngritja e një Komisioni të posaçëm parlamentar, të ngjashëm me atë të reformës në Drejtësi
Presidenti i Partisë së Lirisë e quan këtë ‘përpjekje e dëshpëruar e Ramës për ti ikur dështimeve skandalaze në këto 11 vjet, ‘manovër dhe gënjeshtër e radhës’
"Si nuk i mjaftuan një njeriu 11 vite për të bërë reformat. Ky nuk la premtim e reformë pa premtuar por bëri vetmë Ramaformën. Dhe reformën në administratë e ktheu në Ramaformë” tha Meta në konferencë për gazetarët sot në mesditë.
Socialistët propozojnë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar, për të analizuar situatën dhe për të hartuar një Plan kombëtar veprimi, me kohështrirje afatgjatë, i cili të rekomandojë edhe ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale. Komisioni, ngjashëm me atë të Reformës në Drejtësi, gati 10 vite më parë, do të duhet të ketë dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Por a do të marrë pjesë PL në këtë komision?
“Nuk e kuptoj çfarë është ky komision i Posaçëm? Ky është një vend që falë rilindjes po bëhet laborator eksperimentesh të posaçme. Janë shashka që nuk çudisin askënd. Nuk pret askush reforma nga Rama, reforma e vetme e Ramës është shpopulli” theksoi Meta.
Z.Alibeaj,ju duhet te merrni pjese,mos u sillni si /shqipo safi/,kokeforte e pa arsye.Nese nuk jeni dakord mund t'a bllokoni,nese jeni pro mund t'a beni me te mire,por nuk mund t'u lini dore te lire atyre qe do te marrin pjese thjesht,pse ju ngulni kembe si mushka per mospjesemarrje e te lani duart si Pilati per pergjegjesine ne fund.
PërgjigjuOrën me dëshirë e ke vendos a të orientojnë t'a mbash?
Përgjigju