Mjeku Ilir Alimehmeti

'Rezultat mbreslënës', mjeku Alimehmeti nxjerr të dhënat e studimit: Trajtimi me vitamin D funksionon për pacientët me COVID

17 Shkurt 2021, 16:49| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 17:04

  • Share

'Vitamina D funksionon për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me COVID'.

Lajmi i mirë është dhënë nga mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i cili ka publikuar të dhënat e studimit të Universitetit të Barcelonës, ku thuhet se vitamina D ka pasur efekte pozitive te pacientët e shtruar në spital me Covid-19.

Mjeku thekson se nga të dhënat e studimit mësimet që marrim janë se: Trajtimi me vitaminë D funksionon! Stili i jetës është shumë i rëndësishëm, pasi edhe vitamina D edhe obeziteti janë faktorë të modifikueshëm që i kemi në dorë!

“Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë mësuar se çdo gjë e lirë dhe e sigurt nuk mund të jetë efektive.”Cit.: Dr. Andreë Saul

Rikthehemi me lajme të mira mbi vitaminën D miqtë e mi! Në studimin klinik të kryer nga Universiteti i Barcelonës (Spanjë), mjekët testuan trajtimin me vitaminë D (kalcifediol) te pacientët e shtruar në spital me COVID-19. Në total u studiuan: 930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19; 551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D; 379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.

Dozat e vitaminës D (kalcifediol) ishin: 532 mcg ditën e shtrimit, 266 mcg ditën e tretë, 266 mcg ditën e shtatë, 266 mcg ditën e pesëmbëdhjetë, 266 mcg ditën e tridhjetë. Rezultatet ishin mbresëlënës për grupin e trajtuar: 82% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.18, 95%CI 0.11-0.29) 64% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.36, 95CI 0.19-0.67)

Gjetje dytësore:  Personat me vitaminë D në nivele normale në momentin e shtrimit kishin: 55% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.45, 95%CI 0.24-0.84); 63% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.37, 95CI 0.17-0.82);  Personat obezë (>30 kg/m2) kishin: 2.55 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive (95%CI 1.29-5.04;  3.69 fish më shumë risk për vdekshmëri (95%CI 1.49-9.12)

Mësimet që marrim: Trajtimi me vitaminë D funksionon! Stili i jetës është shumë i rëndësishëm, pasi edhe vitamina D edhe obeziteti janë faktorë të modifikueshëm që i kemi në dorë!'- shkruan mjeku.

 

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Dje për 24 orët e fundit u raportuan 801 raste të reja me COVID nga 3842 testime të kryera. Tirana vijon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të të prekurve ku këtë të martë u raportuan 479 të infektuar të rinj. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 15 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1582.

Javëve të fundit, COVID është treguar shumë agresiv edhe te moshat e reja. Ekspertët e shëndetësisë e lidhin këtë me variantet e reja të këtij virusi që duket se kanë hyrë në Shqipëri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • A mortja: 17/02/2021 17:39

    Pooo patjeter, njerzit i vdisni me vitamina dhe vet shkoni jashte kuroheni me antibiotik. Mjere ku do e coni ate shpirt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?