Moment nga aktiviteti

Sport

Rezultatet/ U zhvillua Kupa e Shqipërisë, Tirana dominon në mundje

22 Prill, 12:36| Përditesimi: 22 Prill, 12:38

  • Share

TIRANË - Pas dy medaljeve në Europianin e zhvilluar në Sllovaki, të artën me Chermen Valiev dhe të bronztën me Zelimkhan Abakarov, mundja iu rikthye aktiviteteve në vend. Në sallën sportive "Farie Hoti" në kryeqytet, të diel në tapet dolën shumë sportistë dhe Tirana dominoi në stilin e lirë dhe atë greko-romak.

Në stilin greko-romak Tirana si ekip dominoi dhe grumbulloi 200 pikë, ndërsa Besëlidhja mbeti shumë pas me 45 pikë dhe Flamurtari me vetëm 25 pikë. Ishin sportistët e Tiranës që dominuan në pesha të ndryshme, teksa mundësi më i mirë u shpall sportisti i Tiranës, Kevin Kupi.

Në stilin e lirë sërish dominoi Tirana me 210 pikë, duke lënë pas Teutën dhe Jonas Urestling. Sportisti më i mirë në këtë disiplinë u shpall mundësi i Tiranës, Marjus Malko.

Në këtë aktivitet u vlerësuan edhe dy medalistët Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abakarov.

Rezultatet e Kupës së Shqipërisë në Mundje:

Stili Greko-romak

Podiumi ekipor

Tirana 200 pikë

Besëlidhja 45 pikë

Flamurtari 25 pikë

Kampionët sipas peshave:

55 kg Gigels Tafa (Tirana)

60 kg Bajram Sina (Tirana)

63 kg Ergi Uku (Tirana)

67 kg Ardit Zeneli (Tirana)

72 kg Emiljano Tafa (Tirana)

77 kg Klodian Shehu (Tirana)

82 kg Kevin Kupi (Tirana)

87 kg Kelsi Nelaj (Flamurtari)

97 kg Julian Shehu (Tirana)

130 kg Griseld Kodra (Besëlidhja)

Mundësi më i mirë: Kevin Kupi (Tirana)

 

Stili i lirë

Podium ekipor

Tirana 210 pikë

Teuta 160 pikë

Jonas Urestling 135 pikë

Kampionët sipas peshave:

57 kg Ervis Bardhi (Tirana)

61 kg Andi Kryeziu (Tirana)

65 kg Endrio Abdyli (Teuta)

70 kg Imirjan Rabdishti (Teuta)

74 kg Islam Dudaev (Tirana)

79 kg Elmaz Kryeziu (Tirana)

86 kg Orges Lila (Tirana)

92 kg Marjus Malko (Teuta)

97 kg Albin Peposhi (Teuta)

125 kg Paris Karepi (Tirana)

Mundësi më i mirë: Marjus Malko (Teuta)

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?