Politikë

‘Karrigia e parlamentit nuk është e Monikës’, Kryemadhi për gazetarët: Humbja e Metës? Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

29 Maj, 12:09| Përditesimi: 29 Maj, 13:04

  • Share

 

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe as e dikujt tjetër”, duke shtuar se e vetmja keqardhje është se sipas saj njerëzit janë më të varfër dhe po largohen çdo ditë e  më shumë, por te kutitë, votat dalin në favor të qeverisë.

“Karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, por është e lëvizshme dhe vazhdon të lëvizi. Të vetmen keqardhje që kam është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë.”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur për humbjen e ish bashkëshortit të saj Ilir Meta në zgjedhje, Kryemadhi tha se nuk ka përgjegjësi për këtë rezultat.

Pyetje: Keni keqardhje për Ilir Metën?

Kryemadhi: Patjetër.

Pyetje: Keni përgjegjësi për humbjen e tij, sepse keni bërë dhe fushatën për të?

Kryemadhi: Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe, unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë liderë e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Kuvendi: 11 maji farsë, mobilizuat kartelet e drogës në Europë! Spiropali: Të perëndoi koha


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?