DELVINË- Vatrat e zjarreve në zonën e Delvinës janë riaktivizuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme, 10 korrik.
Zjarri pasi ka djegur zonën Lefka e Madhe dhe e Vogël, Gorjanin dhe Haliqet po zbret drejt periferisë së qytetit duke rrezikuar dhe zonat me gështenja dhe ullishte. Në këtë zonë ndodhen edhe puset e naftës
Report Tv sjell pamjet e zjarrit, ndërsa po digjen zonat Lefka e Madhe dhe e Vogël.
Forcat e Armatasura dhe zjarrikëse me buldozer kanë krijuar një brez sigurie që flakët të mos i afrohen puseve të naftës dhe gazit.
Siuata mbetet e vështirë për shkak se është është në një zonë që është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.
Çdo përpjekje në këto momente bëhet me mjete rrethanore. Zjarrfikës të Delvinës, Sarandës, Finiqit, forcat e armatosura dhe banorë të zonës po përpiqen të shuajnë flakët.
Zjarrfikëset janë vendosur në rrugën e vjetër Delvinë - Muzinë.
Ndërhyrja nga ajri është ndërprerë me rënien e muzgut ndërsa efektivët do të jenë në gatishmëri përgjatë gjithë natës. Me zbardhjen e ditës presin që ndërhyrja nga ajri të vijojë.
Greqia solli dy avionë për shuarjen e flakëve, por në zonën e Dropullit vatrat e zjarrit janë ende aktive, por në lartësinë e malit.
Zjarri në fshatin Dhuvjan në Bashkinë Dropull rrezikon kishën 3 shekullore ortodokse. Në terren kane shkuar tre automjete zjarrëfikëse, dhe 3 furgonë të forcave speciale të FNSH-së, të Fierit.
Në ndihmë pritet të shkojnë dhe forca të tjera.