Flakët ‘përpijnë’ pyjet nga veriu në jug! Zjarr masiv në Tepelenë, rrezikohen zonat e banuara! Vatra edhe në Gramsh Seman e Rubik

2 Gusht 2020, 19:50| Përditesimi: 2 Gusht 2020, 22:54

  • Share

Zjarret përfshijnë të tjera sipërfaqe me pyje në vend. Këtë të diel një sipërfaqe pylli me pisha ka marrë flakë në Seman të Fierit në vendin e quajtur Godull. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse por vështirësohet mbajtja nën kontroll e flakëve për shkak të pranisë së madhe të shkurreve dhe ferrave që ndizen menjwrë edhe prej temperaturave të larta.

Në Gramsh në fshatin Siman, Mali i Koshicës është përfshirë nga zjarri, ku po digjen sipërfaqe me pisha. Zona është e vështirë e malore pengon ndërhyrjen e automjeteve të zjarrfikëses dhe e vetmja zgjidhje është ajo e ndërhyrjes në terren me mjete rrethanore.

Vatra e zjarrit është aktivizuar sërish edhe në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik, ku një sipërfaqe e madhe me lis, shkozë dhe gështenja janë 'përpirë' nga flakët.

Të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë, kjo vatër zjarri ka marrë sërish përmasa të frikshme duke djegur një sipërfaqes të madhe pyjore dhe po i afrohet banesave, ku një prej tyre ndodhet vetëm 300 metra larg nga flakët.

Nëse nuk bëhet ndërhyrja e shpejtë nga ajri dhe toka, dëmet e zjarrit do të jenë të pallogaritshme, duke rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve.

Disa ditë më parë zjarri u vu nën kontroll dhe ishte drejt shuarjes , por duket se një vatër e vogël e mbetur është riaktivizuar sërish duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore.

Disa ditë më parë u dogjën me dhjetëra hektarë pyje nga Lezhë në Rubik duke lënë pas qindra kafshë e shpendë të ngordhur si dhe dhjetëra hektarë pyje të djegura.

 Herën e fundit u deshëm më shumë se 3 orë ndërhyrje nga ajri i Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes për të vënë në kontroll flakët në pyllin e Molungut në Rublik, Mirditë. Vatra duket se është riaktivizuar dhe se terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëses.

Ora 22:46
Zjarr masiv në Tepelenë, flakët përpijnë kullotat dhe pyjet! Po avancon drejt zonave të banuara

Zjarr i përmasave të frikshme ka rënë në kullotat dhe pyjet mes fshatrave Lekël dhe Hormovë në Tepelenë.

Zjarri favorizohet nga era dhe terreni, ndërsa djegia e pyjeve dhe kullotave zënë një sipërfaqe të madhe.

Zjarri po avancon frikshëm në zonat e banuara në fshatin Hormovë.  Në vendngjarja janë angazhuar zjarrfikëse, banorët të fshatrave dhe efektivët e policisë.

Ora 20:39
Aktivizohen disa vatra zjarri në Shkodër, autoritetet kërkojnë ndërhyrje nga ajri dhe resurse njerëzore e logjistike

Edhe në Qarkun e Shkodrës janë aktivizuar disa vatra zjarri, konkretisht në kënetën e Domnit, majën e Zezë mbi Rrjoll dhe zonën e Pulajt, në Vaun e Dejës dhe në Qaf Qerret.

Situata e vatrës së zjarrit në Malin Kolaj në Rrjoll ka 4 ditë që vijon, ku terreni i thyer malor dhe era e fortë e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve si dhe ndihmojnë në përhapjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri për të shmangur afrimin e flakëve në zonat e banuara.

Një tjetër vatër zjarri është përhapur në Qerret Velipojë, ku janë dërguar dy mjete me 6 efektivë për të shmangur afrimin e flakëve drejt banesave dhe kishës së fshatit. Vijon puna për vënien në kontroll të tyre dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Edhe në Bashkinë Vau Dejës është riaktivizuar përsëri zjarri në qytet afër një restoranti dhe po punohet për shuarjen e tij.

Në vendin e quajtur Qaf Qerreti është aktivizuar një vatër zjarri që ka marrë përmasa të papërballueshme duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pylli pishe. Bashkia Pukë po kërkon mbështetje dhe ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit, pasi nga terreni është e pamundur. Aktualisht është djegur 20 ha pyll pishe, ndërsa janë angazhuar 3 zjarrfikëse dhe vullnetarë dhe personel nga sektori pyjor.

Aktivizimi i disa vatrave të zjarri njëkohësisht dhe terreni i vështirë ka bërë që autoritete në Shkodër të kërkojnë ndihmë në resurse njerëzore dhe logjistike, vrojtues dhe vullnetarë, pasi situata nuk përballohet vetëm nga forcat zjarrfikëse.

 

Ora 19:37
Digjen pishat e Semanit në Fier, terreni vështirë dhe era favorizojnë flakët (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë në pyllin e Semanit duke djegur pishat dhe shkurret e zonës. Për shkak të terrenit të vështirë vënia nën kontroll e zjarrit nuk është e lehtë edhe pse në të janë angazhuar të gjitha forcat e repartit zjarrfikëses së Fierit.

Flakët  favorizohen nga shkurret dhe era, por që zjarrfikësit po punojnë për të mos lejuar djegien e kurorës së pishave në Pyllin e Semanit.

Ora 18:37
Flakët 'përpijnë' pishat në Gramsh, ndërhyrja është emergjente

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Gramsh, në fshatin Siman të malit të Koshnicës.

Aktualisht po digjen pisha dhe një numër i madh pemësh. Zjarrfikësit po luftojnë me flakët për t'i shuar ato me mjete rrethanore, pasi në vendin ku ka rënë zjarri nuk shkojnë dot automjetet e zjarrfikëses.

Siç shihet edhe nga pamjet zjarri ka mbuluar një pjesë të madhe të sipërfaqes dhe era ka ndihmuar në përhapjen e saj.

Zjarrfikësit po mundohen që të fikin zjarrin pavarësisht terrenit të vështirë.

Akoma nuk dihen shkaqet e ndezjes së këtij zjarri.

 
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tano karidi: 03/08/2020 06:56

    shikoni se mos jakavon Flaken sajmir tahiri! De ai ka fillu te rrij neper malet e tepelenes

    Përgjigju
  • Turi: 02/08/2020 23:46

    Ska mjete zjarrefiksja se pishtetaret tane e kane mendjen te blejne makina lukzoze me leket e shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?