Një riaktivizim masiv i vatrave të zjarrit ka përfshirë zonën mes Bilishtit dhe rrugës nacionale drejt doganës së Kapshticës. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe tashmë duken qartë edhe në kodrat përreth qytetit të Bilishtit.
Sipas shtabit të emergjencave, vatrat janë aktivizuar sërish në orët e mbrëmjes, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Ndërhyrja është thuajse e pamundur. Në terren, përgjatë rrugëve nacionale, një automjet zjarrfikës është detyruar të tërhiqet për shkak të rrezikut dhe kushteve të pafavorshme për ndërhyrje. Por, Perfektura thekson se zharri nuk paraqet asnjë rrezikshmëri për pikën kufitare, pasi po mbahet nën monitorim.
Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme, dhjetëra persona janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirë, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë që zjarri jo vetëm të mos vihet nën kontroll, por të përhapet edhe më tej.
Reagim i perfekturës
Bashkë me nënprefektin e Devollit takuam këtë mbrëmje disa banorë të fshatit Vërnik në bashkinë Devoll. Disa vatra zjarri janë ende aktive, por intensiteti i tyre është ulur nga temperatura dhe në dy prej tyre po punohet edhe tani për fikjen nga banorë e punonjës të bashkisë.
Dje dhe sot rreth 150 forca dhe 11 mjete janë angazhuar, për të vijuar nesër që në orën 5 të mëngjesit, sipas planifikimit, me përpjekjet për të neutralizuar vatrat ekzistuese dhe evituar përhapjen e mëtejshme.
Rreziku pranë pikës kufitare është evituar dhe po mbahet në monitorim nga strukturat perimetri i zjarrit në kodrën pranë rrugës, i cili nuk paraqet risk të lartë pasi bimësia është e ulët.
Një apel e thirrje të përsëritur për të gjithë qytetarët për të qenë sa më të kujdesshëm në këto ditë me temperatura rekord.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ 4 avionë nga Greqi e Italia ndërhyjnë në malin e Dukatit në Vlorë e ‘Liqenin e Luleve’! Flakë në Shijak e Bilisht, Vengu në terren
SI.E./A.A/ReportTv.al
