Është riaktivizuar zjarri në Panaja të Vlorës. Flakët kanë përfshirë ullishte në zonë dhe disa hektarë të djegur, Tre automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë për të shuar flakët. Ndërkohë nuk lejohet kalimi i automjeteve në aksin e vjetër Vlorë-Fier. Rreth 100 rrënjë ullinj janë të djegura.
Ullinjte shekullor vijojnë të jenë në flakë, ndërkohë që banorët e fshatit Panaja shprehen se nuk është e para herë që digjen ullinjtë në këtë zonë. Zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.