Në kampin famëkeq Al Hol në Siri kanë mbetur rreth 30 familjarë. Kështu deklaroi kreu i Antiterrorit, Gledis Nano teksa dha informacione për Report TV lidhur me riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijëve shqiptarë nga “Al Hol”. 30 familjarët që kanë mbetur në kamp, Nano tha se ende nuk janë identifikuar por po punohet për rikthimin e tyre nëpërmjet një operacioni të 4.
“Operacioni ka qenë i vështirë dhe për hir të së vërtetës operacioni vështirësohet por në aspektin e sigurisë mbetet ende vështirësia apo mund të themi se ka pasur rritje të shkallës së vështirësisë. Janë 30 familjarë të tjerë, por rëndësi mbetet identifikimi i tyre”, tha Nano.
Të gjithë të ardhurit Nano tha se janë shqiptarë. Një pjesë e fëmijëve nënvizoi kreu i antiterrorit, kanë lindur atje.
Pyetje-përgjigje:
Janë vetëm shtetas shqiptarë, janë identifikuar më parë nga ana jonë. Rialokuar apo tranfesruar nga kampi roj, janë transferuar në kampin roj në këtë operacion. Janë 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët nga sot fillojnë një proces riintegrimi ku do të jenë të përfshirë disa institucione.
Operacioni ka qenë i vështirë por thjeshtësohet dhe kemi më tepër avantazhe në drejtim të bashkëpunimit me agjecitë e tjera ligjzbatuese por në aspektin e sigurisë mbetet akoma vështirësia apo mund të themi se ka pasur një rritje të shkallës së vështirësisë për shkak të problematikave që shfaqen në terren nga grupet terroriste.
A i kishit kapacitete?
Ka qenë operacioni i 2, dhe i pari kur riatdhesuam alvin berishën e njëjta gjë ndodhi u nisëm për shumë pak por për shkak të vëhstirësive në terren u zgjat. Këtë herë në fakt përveç të papriturave nuk kemi pasur poroblematika dhe ka qenë pothuajse e llogaritur koha e udhëtimit drejt libanit më pas sisrisë dhe kthimit
Sa shqiptarë janë?
Janë rreth 30 familjarë të tjerë sipas informacioneve që disponojmë. Por mbetet identifikimi i tyre në kamp.
Shumica janë të mitur?
Një pjesë kanë lindur atje, por jam shpresëplotë sepse kemi ndjekur procesin e riintegrimit të atyre që u riatdhesuan vjet. Smund të them që ky proces do të mbarojë menjëherë. Është proces që kërkon kohë dhe duhet të kemi durim.
Lajmi kryesor: