Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Politikë

Riciklim i humbësve/ Basha dorëzon kupolën e PD në duart e rrethit të Berishës, 2 mesazhet e ‘skuadrës së re’, sfidë SHBA-ve dhe promovim disfatistëve 

30 Gusht 2021, 16:50| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 21:01

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të demostrojë pafuqinë e tij për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe trashëgimia e tij edhe pas tetë viteve në krye të opozitës, kohë gjatë të cilës shënuar 7 humbje radhazi, duke e shtyrë partinë nga disfata në disfatë. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan në mënyrë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, duke i lënë afat deri në shtator, Lulzim Basha ka vendosur të njësohet më tej Berishën gjatë kësaj vjeshte, duke kaluar lidershipin e opozitës në duart e njerëzve të tij të besuar. 

Pasi u besoi drejtimin e fushatës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, zgjedhje në të cilat PD-ja shënoi disfatën e radhës dhe qëndrimin në opozitë të paktën deri në 2025, Basha ka përfshirë në ekipin e tij, që do të votohet sot, njerëzit simbol të pushtetit të Berishës, rrjedhimisht të besuarit e tij. 

Drejtimin e Këshillit Kombëtar, forumit më të rëndësishëm vendimmarrës të PD-së, Basha i ka besuar Edi Palokës, i cili do të zëvendësojë Bujar Nishanin. Ky i fundit po ndëshkohet pas kritikave në adresë të Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të fundit. Edi Paloka është produkt dhe krahu radikal i Sali Berishës. Fytyra e tij ka rreth 30 vite që shfaqet në oborrin e PD-së. Paloka ishte drejtues i fushatës së PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në Durrës. PD-ja pretendonte se do të merrte 8 mandate në këtë qark, por mori vetëm 6 mandate, duke kontribuar në humbjen e përgjithshme. 

Riciklimi i Palokës në ‘ekipin e ri’ opozitar është një mesazh i qartë se, Lulzim Basha, jo vetëm nuk e ka lexuar humbjen e në zgjedhjet e 25 prillit, por do të shkojë drejt zgjedhjeve të 2025 me të njëjtat figura të refuzuara që pas vitit 2013. 

Grupi parlamentar i PD-së do të drejtohet nga Alfred Rushaj, pjesë e rëndësishme e pushtetit të Sali Berisha 2005-2013. Alfred Rushaj, i cili do të udhëheqë betejën opozitare në Kuvend, ka qenë këshilltar i Genc Rulit në Ministrinë e Energjetikës gjatë periudhës 2005-2009. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, Alfred Rushaj ka qenë pjesë e qeverisë së Berishës si zëvendësministër i Financave. Basha i besoi Rrushajt drejtimin e fushatës në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku PD pretendonte se do të marrte 20 mandate, por arriti të merrte vetëm 15, pra 5 mandate më pak se sa objekti i shpallur publikisht. 

Alfred Rushaj është propozuar edhe për postin e nënkryetarit të PD-së, bashkë me Enkelejd Alibeajn, Grida Dumën dhe Jorida Tabakun, pasi partia do të jetë me 4 nënkryetar. Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma janë gjithashtu krahu i Berishës, janë promovuar prej tij dhe kanë qenë pjesë e qeverisjes së tij, e cila u refuzua nga shqiptarët në 2013. Alibeaj dhe Guma kanë shënuar gjithashtu disfata të thella në Fier dhe Kavajë në zgjedhjet e fundit parlamentare. 

Një tjetër post të rëndësishëm, atë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Lulzim Basha ia ka besuar një ish-drejtori të qeverisë Berisha, Ervin Minarollin, i cili para vitit 2013 ka drejtuar Autoritetin e Aviacionit Civil. Ervin Minarollin që pritet të zëvendësojë Sait Dollapin, i cili dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve dhe ka nisur të marrë para publike, me tendera pa konkurrencë, për zhbllokim pusetash. 

Për pozicionin e Sekretarit të Organizimit Dixhital, është propozuar Endri Hasa, ish drejtor i AKSHI, gjatë qeverisjes së Berishës, ku mbahet mend për dhënien e 17 tenderave nga 23 në total kompanisë së një shoku të tij. Komisionin e Zgjedhjeve në PD, Basha ka vendosur t’i besojë sërish Jemin Gjanës, ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë Berisha, i akuzuar nga kundërshtarët e Bashës i njeriu i manipulimit të zgjedhjeve në PD. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 31/08/2021 09:22

    O zot n'a zgjo keta kane 30 vite qe jetojne pa punuar, dhe bejne pjese tek me te pasurit e Europes, populli po i qan hallin se kane humbur.

    Përgjigju
  • O ZOT, Na Shpeto!: 30/08/2021 20:39

    Dy fytyrat me te ndyra te te gjitha kohrave. Vrasin mendjen si te shpetojne vjedhjet dhe krimet qe kane bere dhe enderrojne si te hypin ne pushtet perseri qe te vazhdojne te vjedhin e vrasin, kermat...

    Përgjigju
    • Nivle: 31/08/2021 10:45

      Oh nuk ikin keta or jo ! Keta do vdesin mbi karrigen e pushtetit e prape nuk e leshojne ate. Spaskan pas te ngopur qelbesirat si nga njera ane e si nga tjetra. Te kesh ti shfarosesh aty ne parlament te gjithe , se shoke e shoqe jane jashte parlamentiti.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?