Politikë

LISTA/ Këshilli Kombëtar ‘i bindet’ kryetarit, miratohen në bllok emrat e ekipit të ri të PD! Basha kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës nga Berisha-Rama: Duhet reformim rrënjësor

30 Gusht 2021, 07:21| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 22:15

  • Share

TIRANË- Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që pas zgjedhjeve në PD, nuk ka prodhuar surpriza. 450 anëtarët “i janë bindur” kryetarit të tyre, duke votuar në bllok emrat e propozuar nga Lulzim Basha për ekipin e ri të demokratëve. Përballë socialistëve në Kuvend do të ulet si kryetar i grupit parlamentar Alfred Rrushaj, një nga “të besuarit” që Basha zgjodhi që ta shpërblente për punën e bërë si drejtues i fushatës elektorale në 25 prill. Rrushaj do të ketë nën “urdhrat e tij”, dy nënkryetarët e rinj, Ervin Salianji dhe Luçiano Boçin. Edhe Gazment Bardhit, një nga “ideatorët” e grupit të armatosur të PD-së që vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan, kryedemokrati e konfirmoi në detyrë edhe për 4 vite të ardhshme. Nga 2 nënkryetarë që ka pasur PD-ja, Basha e ka zgjeruar në 4, duke mos lënë “të pakënaqur” brenda radhëve të demokratëve. Në këto poste janë caktuar Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj dhe 2 gra, Jorida Tabaku dhe Grida Duma. Elementi femër është shtuar në ekipin drejtues të Bashës, krahasuar me të kaluarat. Ndërkohë, në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla. Bujar Nishanin, kritikun “nr 1” të tij, e zëvendësoi në krye të Këshillit Kombëtar me Edi Palokën.

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e sesionit të ri parlament, ku opozita do të rikthehet në Kuvend, pas disa muajsh jashtë saj, Basha ka zbuluar edhe betejën e parë të opozitës. Ai tha se do të kërkojë ndryshime kushtetuese, duke goditur paktin Berisha-Rama të bërë në vitin 2008.  Ndryshimet Kushtetuese të 2008 u bënë nga një konsensus i arritur mes Berishës që në atë kohë ishte kryeministër, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe Edi Ramës aso kohe në opozitë, por për Bashën sot, nuk reflektojnë nevojat e shoqërisë.

“Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale”, tha Basha ndër të tjera.

Kjo mbledhje e parë e Këshillit Kombëtar nuk nisi pa zhurmë brenda demokratëve, mes tyre edhe Mark Marku i cili zgjodhi të mos merrte pjesë dhe të hiqte dorë nga mandati i deputetit dhe kjo nuk është lënë pa një përgjigje nga Lulzim Basha, ndonëse jo me emra konkret. Basha i ka quajtur “jerm anti-opozitar” që ka si qëllim që të godasë partinë Demokratike. Reformimi i partisë, që nga sot  “merr një fytyrë të re", por me emra të vjetër, pa zëra kritik ndaj lidershipit aktual, Basha tha se do të jetë në funksion të  suksesit të betejës kundër asaj që quan regjim i korruptuar, por shtoi se një gjë të tillë nuk do lejuar.

Ekipi i ri i Lulzim Bashës
Kreu i Grupit Parlamentar të PD
Alfred Rrushaj
Nënkryetarë të grupit parlamentar të PD
Ervin Salianji
Luçiano Boçi
Sekretari i Grupit Parlamentar
Arbi Agalliu
Nënkryetar të Partisë (Ishin 2, u bën 4)
Alfred Rrushaj
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Grida Duma
Sekretar I Përgjithshëm
Gazment Bardhi
Kryetar I Këshillit Kombëtar Të Partisë Demokratike
Edi Paloka
Kryetar I Komisionit Të Apelimit, Integritetit Dhe Etikës
Flutura Açka
Kryetar I Komisionit Zgjedhor
Jemin Gjana
Sekretariati ekzekutiv i partisë
Sekretar Organizativ — Ervin Minarolli
Sekretar Burimeve Njerëzore— Arta Sakja
Sekretar Për Emigracionin Dhe Diasporën —Belind Këlliçi
Sekretar Për Pronarët Dhe Ceshtjen E Pronave- Ledina Mandia
Sekretar Për Klimën E Biznesit – Flamur Hoxha
Sekretare Për Të Përndjekurit Politik- Jonila Godole
Sekretar Për Çështjet Ligjore Dhe Zgjedhore- Ivi Kaso
Sekretar Për Marrëdhëniet Me Publikun – Greta Bardeli
Sekretar I Koordinimit Elektoral – Taulant Zeneli
Sekretar Për Organizatat Partnere – Orjela Nebiaj
Sekretar Për Organizimin Dixhital – Endri Hasa

Komisionet Parlamentare
Komisioni për Integrimin Europian
Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme
Tomorr Alizoti
Zëdhënësi i Grupit
Orjola Pampuri

 

 

 

 

Ora 22:00
Basha: Ditë e rëndësishme për PD-në! Kryesisa dhe ekipit i ri për të çuar përpara sfidën kombëtare për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend

1630344962_Screenshot1.jpg

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku i konfirmua ekipi i ri drejtues, ka ardhur reagimi i Lulzim Bashës. 

"E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor. Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare", tha Basha. 

Ora 18:39
Basha kërkon ndryshime Kushtetuese, godet paktin Berisha-Rama të 2008: S'i përshtaten nevojës për demokraci! Të domosdoshme edhe reforma zgjedhore dhe territoriale

Ndryshime Kushtetuese, kjo duket se do të jetë ndër aksionet e para të PD, në nisje të legjislaturës së re të Kuvendit. Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha para gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Në këtë mënyrë, Basha godet paktin Berisha-Rama të arritur në vitin 2008. Sipas Bashës, ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më "nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci".

Thelbi i kësaj marrëveshje në vitin 2008 mes Ramës dhe Berishës ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor në vend,nga zgjedhja e drejtpërdrejtë e shumicës së deputetëve në një sistem rajonal proporcional që është ende sot në fuqi.

Po ashtu Basha theksoi se do të ketë dhe një angazhim për reformë zgjedhore e territorialenë vend, që i cilësoi si të "domosdoshme për shoqëri demokratike".

"Qëllimi kryesor i aksionit tonë është ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm me mundësi për çdo shqiptar që sot po braktis vendin, dhe për të arritur këtë duhet të përfshijmë çdo qyetare dhe çdo qytetar të këtij vendi.

Është detyra jonë të organizojmë shumicën e shqiptarëve dhe rruga për ta bërë këtë është ajo me të cilën ndezëm të gjithë bashkë shpresën dhe besimin në zemrat e njerëzve për ndryshim: duke iu dhënë prova se nuk u futëm në beteja vetëmohuese, duke hequr dorë nga cdo pushtet dhe cdo privilegj, për veten apo për karriket tona, por e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë për Shqipërinë, për demokracinë dhe për shqiptarët, që janë viktimat kryesore të masakrës zgjedhore dhe të modelit të Edi Ramës.

Jeta e tyre preket nga pasojat që ka prodhuar ky model shkatërrimtar. Ekonomia lëngon për shkak të korrupsionit dhe mungesës së konkurencës, rendi dhe siguria janë në mëshirën e krimit me të cilin ka bashkëpunuar për të masakruar zgjedhjet, institucionet janë të kapura dhe u shërbejnë klientëve të regjimit jo qytetarëve.

Plagët që ky model shkakton në shoqërinë shqiptare janë të shumta, prandaj ne duhet të jemi çdo ditë pranë çdo qytetari dhe në mbrojtje të interesit publik. Nga deputetët e zgjedhur te strukturat më të largëta të Partisë Demokratike, detyra jonë është që zëri i çdo shqiptari të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të mëdha apo të vogla të jenë të përfaqësuara.

Sikurse kam theksuar në Kuvendin Kombëtar, për të zhbërë kapjen e shtetit nga korrupsioni dhe krimi dhe për t’ua kthyer institucionet dhe të drejtën për të vendosur qytetarëve, ne do të ndërtojmë në bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që duan një ndryshim cilësor të jetës politike dhe ekonomike në vend, Platformën qytetare për demokracinë.

Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale.

Këtë duhet ta bëjmë me dhe për shqiptarët që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike", tha Basha.

Ora 18:25
Këshilli Kombëtar ‘i bindet’ Bashës, s’ka surpriza! Miratohen emrat e 11 sekretarëve të Partisë dhe të Komisioneve parlamentare

Këshilli kombëtar ka miratuar 11 emrat për sekretarë të Partisë dhe tw Komisioneve parlamentare. 

Ora 18:24
Basha si Rama: Më shumë gra në poste të rëndësishme! Sfida e ekipit të ri, kthimi i demokracisë në vend

Sikurse edhe kreu i PS-së, Edi Rama, edhe kryedemokrati Lulzim Basha do t'i besojë më shumë poste të rëndësishme grave në ekipi e ri brenda PD-së. Në fjalën e tij në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Basha u shpreh se ky ekip i ri, do të ketë detyrën për të çuar përpara 'betejën për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend'.

"Ekipi i ri, në nivelet e ndryshme drejtuese të Partisë, ka detyrën të çojë përpara me vendosmëri betejën për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Kemi mbi supe një sfidë që nuk është thjesht partiake, apo opozitare, por kombëtare. Ajo për çlirimin e zgjedhjeve dhe thyerjes së zinxhirëve të krimit, oligarkisë dhe të shtetit të shkrirë me to, që po shtrëngon eshtrat e drobitura të një Shqipërie që kërkon shpëtim.

Kjo është një sfidë që kërkon pak fjalë dhe shumë punë, pak retorikë dhe shumë politikë të ngritur mbi idetë tona, idetë e themeluesve tanë që e ndërtuan këtë parti në antipod me cdo gjë që përfaqësonte regjimin totalitar, e që sot më shumë se kurrë duhet të shërbejnë si ylli ynë Polar.

Jam krenar që në këtë ekip do të kemi më shumë gra në detyra të rëndësishme, me profile të spikatura që e bëjnë Partinë Demokratike më gjithpërfshirëse, jo për shkak të kuotave gjinore që shpesh herë ngatërrojnë sasinë me cilësinë e përfaqësimit, por si vlerësim të profesionalizmit, integritetit dhe përkushtimit të tyre. Mirënjohje për angazhimin tuaj fisnik dhe suksese.

Të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në pozicionet e ndryshme drejtuese kanë mirënjohjen time dhe të demokratëve. Pres që harmonizimi i kontributeve të reja dhe ekzistuese të jetë në përputhje me pritshmëritë e demokratëve dhe shqiptarëve", tha Basha.

Ora 18:10
Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Reformimi, në funksion suksesit të betejës kundër këtij regjimi të korruptuar! Akuzat? Jerm me qëllim goditjen e PD

Ka nisur në selinë blu mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, ndërsa i pari po mbanë fjalën kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha. Basha u ndal te 'rrjedhjet' në parti pas zgjedhjeve dhe akuzat kundër tij, duke i konsideruar " jermi antiopozitar" me qëllim goditjen e PD.

"Si fillim dua t’u uroj mirëseardhjen anëtarëve për herë të parë në Këshillin Kombëtar, që këtë vit është pasuruar me më shumë të rinj dhe të reja, me më shumë zonja dhe zonjusha.

Beteja të mëdha kemi bërë gjatë këtyre viteve, e të tjera kemi përpara, pasi ajo që ishte e vërtetë para 25 prillit është e vërtetë edhe sot. Shqipëria ka ngecur në vend numëro, peng e qeverisë më të korruptuar në mbarë Europën, që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Masakra zgjedhore nuk u dha asnjë zgjidhje qytetarëve. Problemet e tyre nuk janë më të vogla, por më të mëdha, nevoja e tyre për një jetë të më të mirë nuk është përmbushur, por kërcënohet nga i njëjti model që shkaktoi varfërimin dhe largimin e më e të paktën 500 mijë shqiptarëve.

Prandaj, përballë zgjidhjes së munguar dhe ndryshimit të mohuar përmes atyre mjeteve që ju i njihni më mirë se kushdo tjetër, ne kemi përgjegjësinë për të luftuar për njerëzit e këtij vendi, për të qenë pranë tyre për problemet e vogla e të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve, duke mos harruar për asnjë çast të vetëm se kush jemi dhe çfarë përfaqëson Partia Demokratike. Mos harroni se edhe kur kishim kundër nesh të gjithë shtetin, oligarkët, krimin e organizuar, ne, të gjithë bashkë arritëm t’u japim shqiptarëve shpresë.

Prandaj duhet të luftojmë me gjithë forcën tonë për ta mbajtur gjallë këtë shpresë dhe të jemi krenarë për atë cfarë kemi arritur, pa përdorur asnjë mjet të paligjshëm, pa blerë vota, pa shantazhuar njerëzit, pa u ndotur me krimin dhe llumin e shoqërisë, siç ka bërë kundërshtari ynë, por vetëm me forcën e besimit tonë, duke mishëruar vlerat për të cilat kjo Parti ka lindur dhe jeton.

Ndaj mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jermi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin.

Por nga besimi që ne kemi te vlerat tona, falë të cilave kemi qëndruar edhe në ditët më të errëta të këtyre tre dekadave, pa u thyer, pa u lodhur, pa e humbur vullnetin për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Basha: Reformimi i PD në funksion suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar dhe për të sjellë ndryshimin që njerëzit presin me padurim. Në 25 prill, shqiptarët na besuan dhe na dhanë forcë. Po ashtu demokratët, që ne sot përfaqësojmë në këtë sallë, na besuan në proceset e brendshme dhe kërkuan vijimin e përballjes për të shpëtuar demokracinë dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Ne kemi detyrën që këtë vullnet të shqiptarëve dhe të demokratëve ta kthejmë në aksion politik. Prandaj sot, jemi mbledhur për të përfunduar këtë fazë të parë të reformimit tonë të brendshëm në funksion të suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar, dhe për të sjellë ndryshimin që njerëzit presin me padurim dhe që ju mohua dhunshëm në 25 prill.", tha Basha.

Ora 18:06
SHBA nuk e do në parlament, Berisha ‘rol kryesor’ në vendimmarrjen e PD

 

Përtej thirrjeve të SHBA-së që Sali Berisha të mos jetë në parlament në shtator, ish-kryyeministri është bërë pjesë e vendimmarrjes së ekipit të ri të PD. Berisha ka qenë një nga “shkaktarët” e largimit të një prej deputetëve të zgjedhur në 25 prill, sipas së cilës ai dhe Lulzim Basha e kanë kthyer PD në parti për interesa personale.

Ora 17:28
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Basha ‘i përpiktë’! Mbërrin në seli para kohe

1630337412_Screenshot1.jpg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu, aty ku pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar, për të zgjedhur emrat e rinj të ekipit demokrat. Basha ka mbërritur në seli rreth 40 minuta para se të nis mbledhja.

Ora 14:19
Zbardhet fleta e votimit për anëtarët e kryesisë së PD-së, 'zhduket' emri i Ferdinant Xhaferrajt

Është zbardhur fleta e votimit për anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, emrat e të cilëve do të votohen sot në Këshillit Kombëtar të PD-së. Ajo që bie në sy është se është hequr emri i kreu të PD-së në Durrës, Ferdinant Xhaferrajt nga fleta e votimit. Kryedemokrati i Durrësit nuk ka pranuar të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, të cilët do të zgjidhen sot pasdite.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aliu: 30/08/2021 20:21

    Me kete Nul Mokeni e keni qare fare. Bastardi dhe hajduti te Komisioni i Sigurise. Vari ujkut melçite ne qafe.

    Përgjigju
  • KAUSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/08/2021 18:19

    O Shqiptar shikonibkriminelin hajdut salheun se sa i pështir është. Po salheu mendon se USA është Edi Rama ose Fatos Nano po do ta shikosh o malok kriminel se sa të vlen lëkura jote e qelbur o fundërrina e Shqipris. RROFT USA

    Përgjigju
  • Genti: 30/08/2021 17:34

    “Nevoja Uluritese” nuk eshte mungesa e ligjit “Kushtetuta” por zbatimi i tij, Nevoja Uleritese eshte perfundimi i Reformes ne Drejtesi, te cilen nuk late gje pa bere per ta penguar!

    Përgjigju
  • KAUSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/08/2021 16:40

    O Xhafer tu sta kan vu emrin se kan frik se i ndryshon cilsin djellit o Zot ça ma ljo parti karagjoze në gjirin e saj. Më keq se xhaxhi Enver që e kishe gojën me sheqer po nuk le njeri pa ther.

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/08/2021 16:25

    Ore nderrojeni barin me noj teke raki … se ska lezet kshu. Mjer populli ke ka per opozite.

    Përgjigju
  • Bledi: 30/08/2021 15:21

    Filloj luftaaaa, hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?