Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlija, thotë se tashmë nuk ka më asnjë pengesë që SPAK të kërkojë gjykimin e çështjes në GJKKO. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Matlija thotë se familjet do të përdorin çdo mjet juridik për drejtësi.
Sipas tij është hequr pengesa për tu hapur gjykimi dhe më në fund jemi në kushtet që seanca do të nisë.
"SPAK duhet tashmë të paraqesë kërkesën për gjykim, pra të vazhdojë punën aty ku ka mbetur në vitin 2009. Ndërsa ne do të përdorim të gjitha mjetet tona juridike. SPAK duhet ta çojë në GJKKO-në e shkallës së parë, asgjë nuk e pengon më", tha avokati Matlija për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Rihapet 'Gërdeci', Fatmir Mediu tashmë në 'duart' e SPAK! Apeli i GJKKO pranon kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda! Ish-ministri: Akt jo kushtetues
K.T.//ReportTv.al