Kronikë

Rihapet 'Gërdeci', Fatmir Mediu tashmë në 'duart' e SPAK! Apeli i GJKKO pranon kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda! Ish-ministri: Akt jo kushtetues

24 Shtator 2021, 10:40| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 15:19

  • Share

TIRANË-Kur kanë kaluar më shumë se 13 vite, familja e Edisonit të vogël që humbi jetën në moshën 7-vjeçare nga shpërthimi i tmerrshëm në Gërdec në 15 marsin e 2008-s dhe të gjithë familjet e tjera që humbën të dashurit e tyre, tashmë kanë një dritë shprese për të gjetur drejtësinë e munguar.

GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. Vendimi është marrë në apelin e GJKKO e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Saida Dollani. 

GJKKO në një vendimarrje të datës 27 korrik refuzoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet për Fatmir Mediun, ministër i mbrojtjes asokohe kur shpërtheu Gërdeci.

"Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “PërOrganizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar", thuhet në vendimin e marrë sot nga Apeli i GJKKO.

Menjëherë pas publikimit të vendimit reaguan edhe anëtarë të familjes Durdaj dhe avokati i tyre, të cilët e quan një hap të rëndësishëm për vendosjen e drejtësisë. Ndërkohë që avokatët mbrojtës të Fatmir Mediu e konsiderojnë si një akt jo kushtetues. 

Sipas vendimit të GJKKO të shkallës së parë prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun pasi ai që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet për t'u hetuar dhe vepra është parashkruar. Në një intervistë për Report Tv, vendim të turpshëm dhe qesharak e quajti Zamira Durdaj nëna e 7 vjeçarit Edison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës vendimin e ndërsa shprehet se gjyqtari Erion Çela është kërcënuar.

Kujtojmë se Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut. Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehet se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.

Ndërkaq në shkurt të këtij viti, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut, ish Ministër i Mbrojtjes. SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj këtij personi dhe tashmë çështja është në dorën e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. 

Viktimat e Gërdecit
1. Qemal Deliu
2. Kore Deliu
3. Liljana Deliu
4. Jetmir Deliu
5. Flavio Deliu, 3 vjeç
6. Hysen Cani
7. Muhamet Hoxha
8. Besim Çanga
9. Roland Alla
10. Reshit Kruja
11. Mehmet Hazizi
12. Bukurie Cani
13. Arben Hasa
14. Zilie Kaca
15. Endri Dvorani
16. Shefki Cani
17. Zelije Leti
18. Ilirjan Malci
19. Shqipe Hasa
20. Azem Hamolli
21. Nafije Laçi
22. Zylfije Ahmeti
23. Erison Durda (Djali i Zamira Durdës)
24. Rajmonda Durda
25. Jetmir Ballazhi
26. Resmie Kranja

 

Ora 14:14
Rihapja e 'Gërdecit', avokatët e Fatmir Mediut: Akt jo kushtetues, një gjykatë më e ulët rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë

1627896842_1620312560mediu.jpg

Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për të rihapur çështjen 'Gërdeci' ka ardhur edhe reagimi i palës mbrojtëse të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, avokat Ardian Visha e konsideron këtë vendim si një akt jo kushtetues. Sipas tij është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë

"Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Fatmir Mediu shpreh sa më poshtë: Vendimi i deklaruar në media nga  Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, përben një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh të tjera të vendit.

Ai (vendimi) përben një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji. Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë afati parashkrues i së cilës ka kaluar më kohë.

Pasi të njihemi me 'arsyetimin' e këtij akti të paligjshëm, do të reagojmë me transparencë e me të gjitha mjetet ligjore të përshtatshme", thuhet në reagim.

Ora 11:45
Rihapja e dosjes “Gërdeci”, flet avokati i familjarëve: Tashmë nuk ka asnjë pengesë për gjykimin, lëvizja e radhës e SPAK

 

Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, Dorian Matlija, thotë se tashmë nuk ka më asnjë pengesë që SPAK të kërkojë gjykimin e çështjes në GJKKO.  Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Matlija thotë se familjet do të përdorin çdo mjet juridik për drejtësi.

Sipas tij është hequr pengesa për tu hapur gjykimi dhe më në fund jemi në kushtet që seanca do të nisë.

"SPAK duhet tashmë të paraqesë kërkesën për gjykim, pra të vazhdojë punën aty ku ka mbetur në vitin 2009. Ndërsa ne do të përdorim të gjitha mjetet tona juridike.  SPAK duhet ta çojë në GJKKO-në e shkallës së parë, asgjë nuk e pengon më", tha avokati Matlija për Report Tv.

Ora 11:41
Iu vra vëllai 7-vjeçar në Gërdec, Gerardo Durdaj: Në gjyq nuk duhet vetëm Fatmir Mediu, mund të thirret edhe ‘sypeshkaqeni’ (Nënkupton Shkëlzen Berishën)

Gerardo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, thotë se në gjyq nuk duhet të jetë vetëm Fatmir Mediu, por të thirren edhe të tjerë. Në një prononcim për gazetarin Arsen Rusta, ai tha se mund të dalin prova të reja dhe mund të thërriten dëshmitarë.

Madje duke përdorur edhe një pseudonim 'sy peshkaqeni', me të cilin i referohen shpesh djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Durdaj tha se edhe ai mund të thirret në seancën e gjyqit. 

‘Nuk kemi pasur shpresa se ky vendim do të vinte, por ja ku jemi sot përpara këtij fakti, presim drejtësi për ata njerëz të pafajshëm në atë tragjedi kanë qenë të lidhura tre gjera, politika, populli dhe korrupsioni. Shpresojmë që populli të dënojë politikën dhe korrupsionin. Kemi bërë apelim ndaj vendimit të shkallës së parë, kemi qenë në çdo proces gjyqësor. Vetëm familja Durda ka bërë 760 procese gjyqësor për procesin e Gërdecit.

Për Fatmir Mediun është vetëm familja Durda. Shpresojmë që ky të jetë fillimi për drejtësinë. Duhet të kemi parasysh që mund të dalin prova të reja, mund të thërriten dëshmitare, mund të thirren edhe sypeshkaqenë në gjykatë. Dihet kush është sy peshkaqeni. Nëse familja Durda fillon proceset gjyqësore ne Shqipëri është një person që vazhdon proceset gjyqësore në një shtet tjetër kundër një shteti tjetër.’- tha Durdaj.

Ora 11:26
Hapet hetimi për 'Gërdecin', nëna e Edisonit 7-vjeçar, Zamira Durdaj: E vetmja gjë që dua është drejtësi, të më thonë pse ma vranë fëmijën

 

Për familjen Durdaj vendimi për rihapjen e hetimeve të dosjes Gërdeci është një hap i rëndësishëm për të vendosur drejtësi për atë tragjedi të marsit 2008.

"Ky është një hap i rëndësishëm. Ne kërkojmë drejtësi, gjykata të ma thotë se cilat ishin arsyet që ccuan në vdekjen e fëmijës tim", ka thënë në një lidhje telefonike për Report Tv, Zamira Durdaj, e cila në Gërdec humbi djalin e saj 7-vjeçar.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/09/2021 23:12

    Te kishin pritur dhe pak sa t'a varrosnin mire e perfundimisht Berishen politikisht,pastaj te kishin vepruar.Per sa kohe Sala trazon ujerat per t'u rikthyer me ndihmen e turmave fanatike ne krye te PD,Mediu nuk ka per t'a hapur gojen,se mendon qe eshte akoma i siguruar.Po te nxirret jashte loje njehere e pergjithemone Berisha politikisht,Mediu mund te filloje te hape gojen,mund te implikoje dhe emra te tjere,po t'i behet e qarte sa rrezikon po heshti.Kam frike qe denimi qesharak qe i dhane Llalles,nuk eshte shume inkurajues qe t'a detyrojne te ciceroje Mediun me shoke.Ai mund t'i trembet me shume nje <<aksidenti>> jashte,se sa qelise se burgut.

    Përgjigju
  • Jon: 24/09/2021 22:32

    Patjetër që do të vijë drejtësia, nuk diskutohet. Duhet kërkuar me ngulm deri në fund

    Përgjigju
  • Jon: 24/09/2021 21:40

    Nuk bëhet ndryshe, drejtësia do të vihet në vend. Duhen nerva të qeta dhe stomak i fortë. Ia uroj familjes Durda dhe të gjithë familjeve të tjera. Kush këmbëngul...FITON

    Përgjigju
  • AltinTop: 24/09/2021 16:23

    Do denohen, por burg sdo bejne asnje dite… Ja u mesoi rrugen Llalla…

    Përgjigju
  • Cubel breca: 24/09/2021 12:59

    Robt ku i ke e Ku si ke. Antikushtetues ka qen sera juaj nga 30 vjet. Vrat e pret nga te kater anet e sju ngul gjemb ne kemb qener. Fashista

    Përgjigju
  • Qwert: 24/09/2021 12:50

    I ziu popull nuk e kupton qe kur i preken interesat amerikes ateher arreston politikanet ..nuk i behet von fare amerikes per ne o popull fare ata i shikojn vetem ineteresin e tyre..nje pyetje kam pse amerikanet i ben non grata sales ne ket monent kur dihet fare mir qe sales i eshte ber muti mullar ketu e 25 vjet me pare pse ne ket moment ?? Epra vetem me interes na shikon ne shqiptaret.usa do vetem te na rrjepi mire .

    Përgjigju
    • Leon: 25/09/2021 08:43

      Ka 25 vjet qe muti eshte bere mullar, e vertete. Por Sala vazhdon te trazoje ujerat dhe eshte bere problem. Biden nuk ka shume qe i shpalli lufte korrupsionit. Kur nuk kemi qene ne gjendje ne t'a zgjidhim problemin e korrupsionit, uroj te vine nderkombetaret dhe t'i japin fund.

  • Llalla: 24/09/2021 12:45

    pas shpalljes se Sali Gerdecit Non-Grata dhe denimit te epileptikut Llalla ky eshte ogur qe drejtesia po vihet ne vend God bless America!

    Përgjigju
  • Medi: 24/09/2021 12:42

    Ca problemi ka? Kerkohet hetim per nje tr pahetuar, jo vendim!? Je Ok ? Rri rehat,! Cfare keni/ka?

    Përgjigju
  • Marku: 24/09/2021 12:24

    Lajm teper i mire. Komplet paradoksal. I jep nje mundesi Mediut te shkaterroje cdo hetim ne te ardhmen. Duke e goditur ne Gj Kushtetuese ose GJEDNJ kete ate apelit. Te shkretet popull, kujtojne se po behet drejtesi. E larta e ka thene cope: Prokuroria nuk ka hetuar ne afatet ligjore!!! Kete te hetoje SPAK dhe zbuloje perse prokuror Zamir Shtylla i dogji afatet. Duke e denuar Zamon me shoke, do te kete nje fakt te ri dhe atehere nuk e ndal kush me hetu Mediun, Berishet dhe Ramen te fjithe te implikuar ne ngjarje.

    Përgjigju
  • Sali Uturaku: 24/09/2021 11:16

    Llalla dordoleci, Mediu me 3 emra dhe mbiemra, shqiptarèt, me ndihmèn e SHBA dhe pèfaqèsuesve tè tyre diplomatikè, po pèrjetojnè ringjalljen e shpresès se vèndi i tyre nuk èshtè "tokè e mallkuar" qè duhet ikur njè orè e mè parè. Punè tè mbarè SPAK, MIRÈSEVJEN SHPRESÈ, bekuar qofsh pèr jetè Amerikè. Meta, Berisha, Kryemadhi dhe gjithè ordinerèt e tjerè qè mendonin se Shqipèria ishte e tyre, iu duhet tè "ambjentohen" me realitetin e ri. E tyre, èshtè vetèm ajo qè sollèn me vete kur zbritèn nga malet nè kryeqytet. Tè tyret, janè vrasjet dhe vjedhjet pèr tè cilat do pèrgjigjen, asgjè tjetèr.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 24/09/2021 11:03

    Medihoxhafatmir me pasaport diplomatike do çaj ferren si TikLlalla I KLANSEKTIT PS,PD,LSI.

    Përgjigju
  • MAFMUT KAKASUT REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 24/09/2021 10:30

    Tani me ndihmën e Amerikës Shqipria po futet në rugën e duhur. Tani sy peshkaqeni me soi e sorollop do tja qin nonën në gop. Rroft USA në jet të jetve.

    Përgjigju
    • F-35: 24/09/2021 11:41

      Fjala jote ne vesh te Zotit e ne dore te SHBA-se!

  • Mane: 24/09/2021 10:02

    Lajm shume i mire. Do Zoti me ne fund dhe nena e djalit te pafajshem dhe nenat e te gjithe atyre qe humben jeten te gjejn pak qetsi dhe ata qe kane qene te pergjegjshem ne burg.

    Përgjigju
  • Tubi: 24/09/2021 09:49

    Me kembe te mbare,ne u denofte nje pleh me pak ne qarkullim.

    Përgjigju
  • Pjeter: 24/09/2021 09:44

    Do ishte mire qe personazhet kryesore te kesaj ceshtje, tu sekuestrohet pasaporta,dhe me vendim gjykate tu ndalohet largimi nga vendi i banimit,per te mos pasur surpriza si LLalla,qe tani do te duhet ti vihen nga pas me interpolin,kur fare mire e kishin aty.Ne vende te tjera,per rendesine qe kane akuzat,egziston dhe aplikohet shpesh,izolimi i te akuzuarve per garanci te hetimeve,ku nuk eshte e detyrushme te kesh prova te forta,mjafton edhe me pak per te te mbajtur brenda per garanci.Ne rastin tone,te akuzuarit,perbejne qe te gjithe rrezik te largohen nga vendi per te evetuar drejtesine,do te ishte e udhes te aplikohen masa ligjore qe kjo te mos ndodhe.

    Përgjigju
  • god bless usa: 24/09/2021 09:14

    te gjithe keta qe 30 vjet vodhen e plackiten vendin duhen ti jepen drejtesise ose populli duhet te ngrihet e ta vendose vete duke shkulur rrenjet e ketyre kodoshave qe zaptuen e shkatrruen demokracine shqiperine e popullin shqiptar duke e larguar perfundimisht jashte trojeve te tij

    Përgjigju
  • dyrrah: 24/09/2021 09:03

    a thu eshte e vertet???? a thua po vjen ere e re? te shohim te mos jet show i rralles

    Përgjigju
  • minushe: 24/09/2021 08:50

    ky eshte lajm i mire

    Përgjigju
  • Tutu: 24/09/2021 08:45

    Bingo ..!!! Me ne fund kryefunderrina e politikes shqiptare te jape llogari …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?